Shyhrete Behluli prek milionat

Disa javë më parë, këngëtarja Shyhrete Behluli publikoi projektin e ri “Vëlla e motër” në bashkëpunim me reperin Gold AG.
Marrë shkas nga suksesi i vitit të kaluar, dyshja kapën sërish një tematikë të ndjeshme dhe shumë të qëlluar, duke vënë në spikamë raportin mes vëllait e motrës, shkruan Gazeta Express.
Me ketë këngë dyshja kanë marrë hic më pak se 10 milionë klikime.
Këtë e ka treguar edhe vetë këngëtarja përmes llogarisë së saj në ‘Instagram’, ku i ka falënderuar të gjithë.
Rikujtojmë se kjo këngë i ka pajtuar një vëlla dhe një motër që nuk kanë folur për 15 vite. /GazetaExpress/.