FITORJA

Shyhrete Behluli me dashurinë për këngën, sinonim për gruan e suksesshme

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dëshira e vajzave për të kënduar, këtu e dekada më herët, nuk ishte e pranuar shumë nga opinioni i gjerë në Kosovë. Aq më shumë kur këto vajza që armën më të fortë e kishin zërin, nuk kishin përkrahjen e rrethit dhe shoqërisë. Ishte “marre” të këndojë një vajzë. Nga pentagrami muzikorë jetësorë në Kosovë ka pasur jo pak emra këngëtaresh që talentin e tyre në muzikë e kishin promovuar dhe se kishin ndalur asnjëherë, para shumë e shumë vitesh. Lehtë nuk ishte as për fillimit e një prej zërave më të pëlqyer në Kosovë, për tash e sa vite. Shyhrete Behluli, është njëra nga zonjat e mëdha të skenës muzikore shqiptare.

Ajo kujton se si asnjëherë nuk pranoi të hiqte dorë nga muzika, ngase atë e kishte dashuri të pashtershme dhe frymëmarrje të vërtetë.

Behluli : Nuk duhet hequr dorë nga ëndrra për bindjet e të tjerëve

“Vështirësia e parë ka qenë mentaliteti, atëherë vështirë ka qenë me u pajtua me vajzën e asaj kohe, e plus kur ajo ka qenë nga fshati, që me e pas një aktivitet siç ka qenë kënga. Nuk ka qenë e lehtë, nuk ka qenë e lehtë për shkak të rrethit, ka qenë vështirë me e kuptua se si një femër mundet me pas të lejuar një aktivitet te tillë. Kjo ka qenë bindja e të tjerëve, por nuk është mirë me ndërpre një aktivitet, një dëshirë, një talent. Dhe unë për vete kam pas fat ngase jam rritë me një familje që e kanë dashtë këngën” tha Behluli.

Dhe e gëzon fakti që sot koha ka vërtetuar një sistem ndryshe. Gjërat kanë marrë formën e duhur, duke u dhënë të drejta femrave që ato të kenë të drejtat e tyre dhe të mund të jenë të punësuara apo të angazhuara kudo ku talenti dhe vullneti i tyre i përcakton, thotë për KosovaPress zonja e muzikës shqipe, Shyhrete Behluli.

Behluli: Tash gruaja ka të drejta dhe mund të jetë prezentë çdo kund

FIDANISHTJA

“Tash është pak më ndryshe, është një kohë e gjatë dhe gjërat janë më ndryshe. Tash femra ka të drejtat e veta. Çdo kund mundet me qenë prezentë, me zhvillu punën e saj, me zhvillu talentin e saj, ka përkrahjen e familjes, rrethit, shoqërisë. Kështu që dallon shumë koha nga atëherë me kohën e tashme. Por gjithmonë ka qenë dhe do të jetë që nëse është e fortë dëshira dhe vullneti i çdo femre, ajo ka për të arritur atje ku dëshiron”,tha Behluli.

E fortë dhe e guximshme ka qenë gjithmonë f emra shqiptare, për çka është dëshmuar në luftë, thotë këngëtarja Behluli, e cila tutje numëron të arriturat dhe angazhimet e femrave shqiptare në shumë raste e sfera të jetës në Kosovë.

Nga ana tjetër, simbolikën e Ditës së Gruas, Shyhrete Behluli e pret me mjaftë dashuri, sidomos për dhuratat që merr dhe jep, e që përtej luleve është dashuria.

Behluli: Për 8 Mars marr vetëm lule dhe dhuroj lule me plotë dashuri

“Si zakonisht për 8 Mars marr lule dhe dhuroj vetëm lule, pasi që lulet janë simbol i dashurisë. Edhe vetë dashuria për nënën, për motrën, për të gjitha femrat është ma tepër si lule, kështu që unë me simbolikë marr e dhuroj lule me aq sa kam mundësi”, thotë ajo.

Nga ana tjetër, zonja e skenës Shyhrete Behluli, si çdo vit tjetër edhe për këtë 8 Mars do të jetë në mesin e shumë grave duke i argëtuar me zërin e saj të ëmbël dhe plotë dashuri. Këngëtarja këto ditë ka publikuar edhe një këngë që i kushtohet dashurisë së nënës, një bashkëpunim me rep këngëtarin Gold Ag./gazeta blic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.