Eko Higjiena

Shurdhani: Qeverisja aktuale nuk është keq, mundet edhe më mirë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Selvete Shurdhani kryetare e Partisë së Drejtësisë në Gjilan tha për rajonipress se qeverisja komunale ka rezultate dhe është funksionale, por ajo ka mundësi të bëjë edhe më shumë. Partia e Drejtësisë ka tretman të duhur brenda koalicionit edhe pse ne insistojmë që të marrim edhe disa pozita në të ardhmen thotë ajo.

Partia e Drejtësisë në Gjilan ka hyrë në koalicion me PDK brenda koalicionit të arritur më herët me PSD.

Selvete Shurdhani kryetare e Partisë së Drejtësisë në Gjilan thotë për rajonipress se subjekti i saj politik është i kënaqur me tretmanin që i bëhet nga PDK-ja dhe AKR po edhe partitë tjera brenda koalicionit. “Qeverisja komunale nuk është keq duke funksionuar, edhe pse unë mendoj se ka mundësi të bëhet edhe më shumë” tha Shurdhani.

Eco Higjiena

Kreu i PD-së tha se është taktuar me Qemajl Mustafën dhe e kanë biseduar angazhimin e kuadrove të PD-së në institucionet e ndryshme komunale.”PD-ja ka kuadro të aftë dhe profesionist të mirë që mund të japin kontribut në shumë fusha. Ne tashmë kemi mjek të dëshmuar, farmacist të mirë dhe kemi kuadro për të udhëhequr e menaxhuar edhe me sektor tjerë institucional”.

Shurdhani tha se PD-ja është e kënaqur me tretmanin që ka edhe pse unë mendoj se duhet të ulemi e të bisedojmë edhe njëherë me partnerët e koalicionit sepse ndoshta ka nevojë të ndryshohen disa gjëra.

Shurdhani tha se nuk qëndrojnë akuzat që bëhen nga partitë opozitare se gjoja Gjilani ndodhet në kolaps financiar apo se Gjilani po e keqpërdor e dëmton buxhetin komunal.”Unë vet jam pjesë e këtyre institucioneve dhe realisht gjithçka që dëgjojmë nga opozita mbetet vetëm në nivelin e deklaratave të paverifikuara. Qeverisja komunale ka bërë punë të mira dhe realisht gjithmonë ka vend edhe për punë më të mira e më të shumta” tha Shurdhani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.