FITORJA

Shurdhani: Oferta e PDK-së më e mirë, por vullneti i degës anon kah LDK-ja

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kryetarja e Partisë së Drejtësisë në Gjilan Selvete Shurdhani tha për rajonipress se aktualisht kanë marrë një ofertë nga PDK-ja dhe janë në bisedime me LDK-në. Oferta e PDK-së është e mirë dhe serioze, por vullneti i degës së PD-së anon kah LDK-ja tha Shurdhani.

Partia e Drejtësisë (PD) në Gjilan ende nuk ka vendosur cilin subjekt politik do të përkrah në balotazh. Selvete Shurdhani kryetare e PD-së tha për rajonipress se janë takuar edhe me PDK edhe me LDK, por ende nuk kanë marrë ndonjë vendim konkret.

Shurdhani tha se tashmë nga PDK-ja kanë marrë ofertë për një drejtori, disa drejtor të shkollave dhe menaxher në kompanitë publike. “Realisht oferta e PDK-së pos që është e para edhe është shumë serioze dhe e mirë, por vullneti i degës së PD-së është kah LDK-ja “ tha Shurdhani.

GRANDEMALL

Shurdhani tha se gjatë vikendit pritet të takohet edhe me drejtuesit e LDK-së dhe i mbetet kryesisë dhe strukturave të PD-së që të vendosin se cilin subjekt politik do ta mbështesim në balotazh.

Shurdhani ka hequr dilemat që mund të ketë ndikimi i Ferid Aganit rreth koalicionit në Gjilan. “Nuk e kemi problem aspak ndikimin e qendrës e as të Ferid Aganit. Ai është shumë demokrat dhe na është thënë se vetëm dega mund të vendos rreth koalicioneve” tha Shurdhani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.