Fundamenti

Shurdhani: Me fitoren e Labinotës ka fituar i tërë Gjilani

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Selvete Shurdhani kryetare e Partisë së Drejtësisë në Gjilan tha për rajonipress se ky subjekt politik është i kënaqur me zgjedhjet nacionale pasiqë në Parlamentin e Kosovës do të përfaqësohet me tri figura të çmuara si Ferid Agani, Labinotë Demi Murtezi dhe Gëzim Kelmendi.

Drejtuesit e PD-së në Gjilan janë ndarë të kënaqur me zgjedhjet e 8 qershorit pasiqë ata në Parlamentin e Kosovës do të përfaqësohen nga Labinotë Demi Murtezi e cila doli të jetë femra më e votuar, raporton rajonipress.

UBT

Selvete Shurdhani kryetare e degës së PD-së në Gjilan tha për rajonipress se PD përfaqësohet në Parlament denjësisht me tri personalitete të çmuara si Ferid Agani, Labinotë Demi Murtezi dhe Gëzim Klemendi.

Shurdhani tha se sa i përket Labinotë Demit fitoren e kemi pritur bazuar në vlerat e saja që i ka dëshmuar në zgjedhjet lokale .”Nuk fitoj vetëm Partia e Drejtësisë, por fitoj edhe qyteti i Gjilanit” tha Shurdhani./rajonipress/

Mund të ju interesoj: