Shurdhani e shqetësuar për aditivin e lartë që po përdorin furrat e bukës
Gjilan – Asamblist-ja e Partisë së Drejtësisë, në Gjilan, Selvete Shurdhani, në seancën e fundit të asamblesë komunale, ka ngritur shqetësimin e qytetarëve të kësaj komune për një kontroll të furrave të bukës më të madhe mbi përdorimin e sasive të pakontrolluara të auditivit të bukës, ku sipas të dhënave të fundit nga organizatat e pavarura del se aditivi është përdorur me një përqindje për disa herë më shumë sesa normalja.
Asamblist-ja Selvete Shurdhani, paraqiti gjithashtu shqetësimin e saj edhe nga ana profesionale mjekësore, se përdorimi i një sasie të tillë të aditivit kaq e lartë, ndikon drejtpërsëdrejti në shëndetin e qytetarit, sepse sasia e tepruar e aditivit jep rezultat kancerogjene për konsumuesit e bukës ka njoftuar sekretari i Partisë së Drejtësisë dega Gjilan Burhan Arifi./rajonipress/

