UBT

Shuplaka e BE-së!

/ 2 minuta lexim

Ish-kryeministri dhe tani zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, që nga viti 2010 vazhdimisht ka premtuar se liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejt, ndërsa së fundi ishte i bindur se rekomandimi për heqjen e vizave do të ndodhë në vitin 2015.

Megjithatë, dje edhe zyrtarisht u bë e ditur se s’ka liberalizim të vizave për kosovarët. Kjo është konfirmuar edhe në konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën ku përfshihen një mori kritikash për Kosovën si: mungesa e luftimit të korrupsion dhe krimit të organizuar, jostabiliteti politik si dhe mosreformimi i administratës publike.

Mobi Casa

Vëmendje e veçantë kërkohet t’i kushtohet përmirësimit të sundimit të ligjit, duke përfshirë gjyqësorin e pavarur. “Kosova duhet të rrisë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të ndërtojë një raport të mirë dhe të besueshëm në ndjekjen e rasteve të profilit të lartë”, vlerësohet në këtë raport.

Për zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi janë të pakuptimta vonesat e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën. “Këtë vonesë të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën e konsideroj provokim të rëndë dhe rezultat të paaftësisë dhe mungesës së vullnetit politik të lidershipit në Bruksel. Për mua është marrëzi nga ana e BE-së, që të mbajë të izoluar kosovarët. Këto vonesa absurde dhe të qëllimshme, jo vetëm që nxisin ekstremizmin në vend, por e rrisin edhe frustrimin te qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në “Facebook”./zeri/