Fundamenti

Shumica refuzon politikën e keqqeverisjes

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Abstinenca elektorale, lajm i keq për pushtetin e inkriminuar. Klasa aktuale politike nepotiste dhe e korruptuar

“Është shumë e vërtetë se qytetari i vendit tonë ndihet i pafuqi, por edhe i pashpresë për të ndryshuar gjendjen, por ky është parafytyrim që e kanë krijuar pjesëmarrësit në këtë klasë politike. Popullin e Kosovës në këtë derexhe të ndjesisë së pafuqisë dhe pa shpresë nuk ka mundur ta bjerë as regjimi i Milosheviqit, me krejt aparatin e vet shtetëror, por këtë ka mundur ta bëjë klasa shqiptare politike e pasluftës në Kosovë”, shprehet politologu Albinot Maloku

Zhytja e thellë në krim të organizuar dhe korrupsion e kësaj klase politike, e cila në shumësinë e saj ka qenë pjesë e pushtetit për vite të tëra deri më sot, dhe dështimi në dëshmimin e vullnetit për të reflektuar pozitivisht në luftimin e dukurive negative, ka bërë që me kalimin e kohës, qytetarët ta humbin atë ndjenjën e shpresës dhe perspektivës nga qeverisja e kësaj klase politike, duke shënuar abstinencë të vazhdueshme në proceset e njëpasnjëshme zgjedhore në vend, që nga zgjedhjet e para të pasluftës edhe në lokalet, edhe në qendroret.

Uji Dea

Analistët politikë, duke iu referuar shifrave të KQZ-së rreth daljes në zgjedhjet e deritanishme, përfshirë edhe këto të fundit, por edhe disa anketimeve periodike vjetore, që i bëjnë në periudha të caktuara të zhvillimeve politike, konstatojnë se ato raporte analizash janë një paralajmërim serioz i ndëshkimit të kësaj skene politike për keqqeverisje të vendit. Analizat dhe raportet e tilla i bën akoma më të bazuara fakti, që ato po hartohen kryesisht nga Organizatat e besueshme të monitorimit të pulsit qytetar dhe flasin për rritje të vazhdueshme të abstinencës qytetare nga dalja në zgjedhje.

Vetëm raportet e zgjedhjeve të fundit tregojnë se abstenimi nga zgjedhjet ka arritur shkallën prej 58% e elektoratit me mosdalje në zgjedhje, prandaj ky disponim negativ në klasën aktuale politike konsiderohet si një shans, që duhet të shfrytëzohet për mobilizim të qytetarëve për ndryshime nga një forcë e re e alternativës politike qytetare, sepse një mundësi dhe hapësirë për këtë është shumë reale të bëhet./kosova sot/