Eko Higjiena

Shumica kundër Thaçit, Haradinajt e Veselit, duan zgjedhje të reja

/ 18 minuta lexim
GRANDEMALL

Sipas një analize të Institutit Ndërkombëtar të Lubjanës për studime të lindjes së mesme dhe Ballkanit IFIMES, theksohet se 63 për qind e qytetarëve janë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, kurse punën e Hashim Thaçit si president e vlerësojnë negativisht 72 për qind e qytetarëve, po aq negativisht me 71 për qind e vlerësojnë punën e qeverisë “Haradinaj” dhe 74 për qind negativisht e shohin punën e gjyqësorit në Kosovë.

Bislimi: Qytetarët e Kosovës po vuajnë rëndë, pikërisht për shkak të kësaj klase politike të dështakëve, të të inkriminuarve dhe të mashtruesve më të mëdhen

Llumi ka dalë në sipërfaqe dhe qeveris Kosovën. Kjo që po ndodh në Kosovë vërtet është e mjerueshme. Është fakt i pamohueshëm se qytetarët e Kosovës e vlerësojnë negativisht punën e Qeverisë, presidentit dhe Parlamentit. Besimi i qytetarëve në institucionet e Kosovës pothuajse ka rënë në zero. Vlerësimet e Institutit Ndërkombëtar të Lubjanës për besueshmërinë e qytetarëve në institucione janë të sakta. Problemi i qytetarëve të Kosovës është se nuk kanë gjetur alternativë të qeverisjes dhe bindja e tyre është se të gjithë janë të njëjtë. Kjo ka shkaktuar zhgënjim e dëshpërim të madh, ka shkaktuar humbjen e besimit dhe shpresës në të ardhmen, e si pasojë pjesa dërmuese nuk shohin perspektivë jete në Kosovë dhe dëshirojnë të ikin jashtë”,thotë ish-deputeti Adem Salihaj për “Kosova Sot”.

Sipas një analize të Institutit Ndërkombëtar të Lubjanës për studime të lindjes së mesme dhe Ballkanit IFIMES, theksohet se 63 për qind e qytetarëve janë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, kurse punën e Hashim Thaçit si president e vlerësojnë negativisht 72 për qind e qytetarëve, po aq negativisht me 71 për qind e vlerësojnë punën e qeverisë “Haradinaj” dhe 74 për qind negativisht e shohin punën e gjyqësorit në Kosovë.

Sipas vlerësimit të analistëve politik në vend, njohësve të zhvillimeve politike dhe qytetarëve, kjo matje besohet të jetë shumë reale, pasi në të gjitha këto institucione po shihet se është arritur edhe de-fakto nga prekjet e përditshme qytetare pika më e ulët e besimit, prandaj edhe ky është vlerësimi më negativ që ka marrë deri më tash nga qytetarët një qeveri, e një president dhe institucionet e drejtësisë. Për të përmirësuar sadopak imazhin e këtyre institucioneve të shtetit, zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e reja më të shpejta, ngase me këtë matematikë të tanishme politike të udhëheqjes së shtetit nuk mund të priten përmirësime.

BISLIMI: PUSHTETARËT E KOSOVËS JANË BËRË POLITIKANË TË VARUR NGA KORRUPSIONI E SHANTAZHI
Edhe njohësja e afërt e zhvillimeve politike në vend, Liridona Bislimi, mendon se pushtetarët e Kosovës së pavarur janë bërë politikanë të varur nga korrupsioni e shantazhi dhe të pavarur nga llogaridhënia ndaj qytetarit. Prandaj, sipas saj, këta pushtetarë të varur do të na e varin edhe pavarësinë në këmbim të shpëtimit të tyre nga Specialja, nëse i duron populli. “Por, ai që duhet shpëtuar është populli i Kosovës dhe shpëtimi i popullit të Kosovës është shpëtim pikërisht prej këtyre pushtetarëve e këtij Presidenti. Qytetarët e Kosovës po vuajnë rëndë, pikërisht për shkak të kësaj klase politike të dështakëve, të të inkriminuarve dhe të mashtruesve më të mëdhenj gjer më tani, e që janë përgjegjësit kryesorë që Kosova politikisht, diplomatikisht dhe ekonomikisht e padrejtësish po vuan dhe po dështon në të gjitha fushat. Edhe sipas analizës së Institutit Ndërkombëtar të Lubjanës për studime të lindjes së mesme dhe Ballkanit IFIMES, theksohet se 63 për qind e qytetarëve janë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, kurse punën e Hashim Thaçit si president e vlerësojnë negativisht 72% e qytetarëve, po aq negativisht me 71% e vlerësojnë punën e Qeverisë “Haradinaj” dhe 74% negativisht e shohin punën e gjyqësorit në Kosovë. Nëse merren edhe ata që nuk kanë fare qëndrim del se vetëm 16% e qytetarëve mendojnë pozitivisht për punën e të parit të vendit dhe të kryeministrit”, u shpreh ajo. “Në një vend me mjerim socio-ekonomik, me degradim politiko-institucional, si puna e vendit tonë, kemi nevojë për zgjedhje të reja, të parakohshme, sepse edhe ashtu jemi vonë. Populli i Kosovës ka nevojë për qeverisje të re, të mirë e të drejtë, të ndershme e të guximshme. Një qeveri për një shtet të drejtë ku ligji na bashkon me barazi, për një shtet ku dobia për individin do të shtohet, begatia për familjen do të rritet kurse fitimi për ndërmarrësit do të ngrihet, për një shtet me solidaritet midis të rinjve dhe të moshuarve, si dhe midis brezit tonë dhe gjeneratave të ardhshme”, shtoi më tej Bislimi. “Zgjedhjet e parakohshme do të mundësonin krijimin e një qeverisjeje legjitime të shumicës për të çuar përpara proceset. Për 20 vjet, pushtetarët e nivelit qendror dhe atij lokal u inkriminuan thellë dhe u bënë protagonistët kryesorë të krimit të organizuar, të korrupsionit, të kontrabandës, të varfërisë, papunësisë e padrejtësisë dhe për rrjedhojë edhe të largimit të shqiptarëve nga atdheu i tyre! Këtu, në këtë gjendje na kanë sjellë këta pushtetarë, kur vetëm 16 për qind e popullit e përkrahin punën e tyre e rreth 80 për qind e qytetarëve kanë mendim se pushtetarët po punojnë keq”, tha Liridona Bislimi për “Kosova Sot”. Sipas saj, mbijetesa e kësaj kaste politike të korruptuar po sigurohet edhe përmes medieve të kapura nga ana e pushtetit. “Pushteti në Kosovë, presidenti dhe Qeveria, posaçërisht përmes disa prej medieve të tyre që nuk i shërbejnë informimit të publikut, por urdhrave të pushtetit, ia kanë vrarë gjithë shpresat popullsisë, pra atë që i jep forcë qytetarit. Meqenëse pushteti do që popullsia të flejë, të mos zgjohet, të shohë ëndrra që të mos ndryshojë realiteti, populli duhet të zgjohet e të ngrihet së bashku, sepse tashmë ky i ashtuquajturi president nuk pranohet nga 80% e popullsisë dhe kjo është pika më e ulët që kanë marrë një qeveri e një president nga qytetarët”, theksoi Bislimi.

GRANDEMALL

SALIHAJ: KOSOVËN PO E KULLOSIN SHARLATANËT, HAJNAT DHE KRIMINELËT E TË GJITHA NGJYRAVE
Sipas Adem Salihajt, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës në dy mandate, një analizë e tillë ka qenë e pritshme, pasi që, sipas tij, Kosovën po e kullosin sharlatanët, hajnat dhe kriminelët e të gjitha ngjyrave.”Llumi ka dalë në sipërfaqe dhe qeveris Kosovën. Kjo që po ndodh në Kosovë vërtet është e mjerueshme. Është fakt i pamohueshëm se qytetarët e Kosovës e vlerësojnë negativisht punën e Qeverisë, presidentit dhe Parlamentit. Besimi i qytetarëve në institucionet e Kosovës pothuajse ka rënë në zero. Vlerësimet e Institutit Ndërkombëtar të Lubjanës për besueshmërinë e qytetarëve në institucione janë të sakta. Problemi i qytetarëve të Kosovës është se nuk kanë gjetur alternativë të qeverisjes dhe bindja e tyre është se të gjithë janë të njëjtë. Kjo ka shkaktuar zhgënjim e dëshpërim të madh, ka shkaktuar humbjen e besimit dhe shpresës në të ardhmen, e si pasojë pjesa dërmuese nuk shohin perspektivë jete në Kosovë dhe dëshirojnë të ikin jashtë”, potencoi ai për “Kosova Sot”. “Sa i përket gjyqësorit, ai është produkt i njerëzve të inkriminuar, që janë në krye të pushtetit. Ata e kanë bërë gjyqësorin për nevojat e tyre dhe u shërben atyre. Ky gjyqësor qysh është tash, plot skandale dhe afera, asnjëherë nuk do t’u shërbejë interesave të qytetarëve dhe sundimit të ligjit, ai u shërben kriminelëve, hajnave e të korruptuarve dhe mbrojtjes së tyre. Prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm janë në pakicë dhe të detyruar ta lëshojnë gjyqësorin, sepse nuk mund të mbijetojnë në atë ambient ku dominojnë të inkriminuarit dhe të korruptuarit”, tha Adem Salihaj, duke konstatuar se asnjë proces nuk mund ta pastrojë gjyqësorin pa u pastruar paraprakisht institucionet e Kosovës, ndërsa institucionet e Kosovës, sipas Salihajt, mund të pastrohen vetëm nga vota e qytetarit, duke mos ua dhënë më besimin atyre që i kanë tradhtuar sa e sa herë interesat e tyre jetësore.

BADALLAJ: SOJI I HASHIM THAÇIT NUK PUNOJNË PËR INTERESA TË POPULLIT, POR PUNOJNË PËR INTERESA TË TYRE PERSONALE
Analisti Reshat Badallaj thekson se kjo analizë tregon më së miri dhe flet që gjykim më të mirë dhe më të drejtë mund ta japë dhe do ta japë vetëm populli.”Pra, populli e ka vërejtur se qeveria kuislinge dhe soji i Hashim Thaçit nuk punojnë për interesa të popullit, por punojnë për interesa të tyre personale dhe klasore, të lidhura ngushtë me mafio-oligarkët e kanaleve të nëntokës kriminale. Pra, domosdo duhet të mbahen zgjedhjet e reja për të shpëtuar Kosovën që rrezikohet nga kjo bandë banditësh që shkatërruan buxhetin e shtetit dhe kuislingët që po duan të shesin trojet tona si të ishin mall i babës së tyre dhe që pa dhembje edhe duan t’ia falin sllavojugorëve ortodoks, sidomos Serbisë fashiste”, tha Reshat Badallaj. Sidoqoftë, Badallaj ka dilemë nëse Kosova është sa duhet e përgatitur për t’i ndëshkuar të gjitha partitë politike që keqqeverisën deri më tani, për të sjellë në pushtet një klasë të pastër e të painkriminuar politike. “Por jam në hall, në qoftë se do të ikin kjo bandë hajdutësh e banditësh kush do të vjen në pushtet, se të gjithë këta janë hajna, madje me renome. Do të ishte mirë që Kosovën ta marrin në dorë njerëzit e pakorruptuar e jo të na vijnë prapë në pushtet këta banditë që na e qitën hijen e zezë në botë, si matrapazi Hashim Thaçi dhe Qeveria kuislinge sa më parë duhet të shkojnë në theqafje që të mos kthehen kurrë më”, tha Reshat Badallaj.

Presidenti nuk e përfaqëson më popullin
Sipas politologut Gurakuç Kuçi, analiza e bërë nga një institucion i tillë, që është i një niveli mjaft kredibil dhe profesional, bazuar me gjendjen që po e prekim çdo ditë në terren, as që ka mundur të dalë ndryshe.”Ky rezultat besoj tregon gjendjen reale në vend dhe metoda hulumtuese ka qenë besoj e duhur për t’u nxjerrë raste të duhura. Në Kosovë nuk mund të përdoret e njëjta metodë hulumtuese si në vendet e zhvilluara demokratike, sepse rezultatet dalin krejtësisht joreale, por duhet një metodë specifike që u përshtatet shteteve rentierë si Kosova. Ky studim i ka marrë klasën qytetare të vërtetë, të cilët nuk janë pre e përfitimeve politike në çfarëdo mënyre. Andaj, ka treguar edhe gjendjen reale se presidenti i vendit më nuk e përfaqëson popullin e Kosovës dhe është krejtësisht pa legjitimitet, sidomos kur me veprimet e tij shkakton turbullira të qëllimshme dhe të del si zgjedhës i tyre, veprime këto që tani i kanë mësuar të gjithë”, u shpreh ai.”Edhe tek qeverisja e Haradinajt është problemi i njëjtë, që kryeministri i vendit u tregua i paaftë në menaxhim dhe lejoi me veprimet e tij të amnistojë të gjitha të këqijat e qeverisjeve të kaluara. Të gjitha këto janë të pafalshme, por nuk besoj që z. Thaçi dhe z. Haradinaj duan të dëgjojnë për zërin e qytetarëve, andaj edhe qytetarët duan zgjedhje”, theksoi Kuçi për “Kosova Sot”. Analisti politik Albinot Maloku mendon se shpresa e humbur tek qytetarët në të gjitha këto institucione vjen edhe si rezultatpasojë afatgjatë e mungesës së alternativave të tjera për të qeverisur më mirë, gjë që nuk kanë mundur të sjellin ndryshime deri më tash gati as një palë zgjedhje. “Pakënaqësia e qytetarëve të Kosovës e prezantuar nga IFIMES për punën e shefit të Shtetit, ekzekutivit e Gjyqësorit, pa dyshim se është e saktë dhe ky disponim i qytetarëve nuk rrjedh nga inati ndaj tyre, por kryekëput tek gjendja e krijuar nga këto institucione në të gjitha rrafshet. Nëse përqindja e atyre që i shohin zgjedhjet si zgjidhje atëherë secili nga subjektet politike do të duhej të përgatiteshin për këtë gjë. Se a janë të gatshme subjektet politike t’i hyjnë një procesi zgjedhor të parakohshëm, mendoj se veç Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ asnjëra nuk e ka ofruar deri më tani as alternativën as kritikën e prerë ndaj kësaj gjendje aktuale. Një proces i parakohshëm zgjedhor fatkeqësisht po del me qenë nevojë e patjetërsueshme”, tha Maloku për “Kosova Sot”. Të bazuar në mjaft argumente e sheh këtë analizë profesionale edhe analisti Shefik Shkodra, sipas të cilit një masë të madhe të përgjegjësisë për restaurimin e klasës kriminale në pushtet e kanë ndërkombëtarët, që asnjëherë nuk u distancuan si duhet e sa duhet prej tyre.”Nëse për ndërkombëtarët ka qenë dhe është krejt e qartë se çfarë është vepruar dhe si i kanë udhëhequr institucionet e këtij vendi, është dashur të ndërmarrin diçka më herët. Në njërën anë thuhet se është vetëqeverisje e në tjetrën anë thuhet ne bëjmë kontroll në ndihmë të këtij vendi. Në qoftë se është investuar dhe pa dilemë është investuar në Kosovë nga bota e jashtme, si me para, me njerëz dhe ndihma të tjera, atëherë është dashur që nga sundimtarët tanë të kërkohet llogari, së paku për aq sa kanë investuar qeveritë e atyre vendeve. Këta qeveritarët tanë bota i ka parë se çfarë aferash kanë shkaktuar për çdo ditë që nga zgjedhjet. Afera të ndryshme ka pasur pa ndërprerje në sektorët ekonomikë, arsimorë, shëndetësorë e juridikë, atëherë është dashur që t’i disiplinojnë njerëzit e këtyre institucioneve, që zhurmën dhe energjinë më të madhe e kanë bërë veç për poste shtetërore me partitë e tyre”,theksoi Shkodra për “Kosova Sot”.

GURAZIU: PËR 20 VJET PUSHTETARËT E NIVELIT QENDROR DHE ATIJ LOKAL U INKRIMINUAN THELLË DHE U BËNË PROTAGONISTËT KRYESORË TË KRIMIT TË ORGANIZUAR E TË KORRUPSIONIT
Sipas analistit Ragip Guraziu, krerët e institucioneve të shtetit duhet ta marrin shumë seriozisht këtë analizë dhe të pyesin veten e tyre sea u mjafton atyre vetëm 16% e besimit të mbetur për të mbajtur pushtetin, qoftë për Hashim Thaçin president, qoftë për kryeministrin Ramush Haradinaj apo edhe për ta lënë si të tillë në funksion një sistem të degraduar të drejtësisë.”Tani nga ajo logjika ime shtrohet pyetja shumë e thjeshtë se kë e përfaqësojnë këta pushtetarë, ku 16 për qind të qytetarëve mendojnë pozitivisht, për Hashim Thaçin si president negativisht vlerësohet me 72%, për kryeministrin Haradinaj 71% negativisht, vlerësojeni sa afër së të keqes qeverisje janë mu këta dy që po vlerësohen vetë se kanë qenë të papërkryer në UÇK dhe të papërkryer në pozitat e tyre, që Kosovën e kanë bërë si pronë të veten. Po ashtu duhet t’i pyesim se kë e përfaqësojnë këta pushtetarë, kur vetëm 16 për qind e tyre e përkrahin punën e tyre e rreth 80% e qytetarëve kanë mendim se pushtetarët po punojnë keq”, u shpreh ai.”Gjithsesi që kjo është pika më e ulët që kanë marrë një qeveri e një president nga qytetarët. Kjo vlen edhe për sistemin e drejtësisë, sepse për 20 vjet pushtetarët e nivelit qendror dhe atij lokal u inkriminuan thellë dhe u bënë protagonistët kryesorë të krimit të organizuar, të korrupsionit, kontrabandës, të varfërisë, papunësisë e padrejtësisë dhe për rrjedhojë edhe të largimit të shqiptarëve nga atdheu i tyre”, tha Guraziu për “Kosova Sot”.

Qytetarët, të irrituar nga pushteti
Edhe qytetarët e anketuar nga gazeta kanë thënë se besimi i tyre i humbur në institucione vjen si pasojë e lidhjes së politikës kriminale me regjimin fashist serb, rasti i tentativës së presidentit për shkëmbim territoresh dhe mbushja e institucioneve të të gjitha niveleve me ‘UDBASH’, si dhe zhytja e thellë në krimin e organizuar dhe korrupsion. Një fakt të tillë e zbërthen në detaje, në cilësinë e qytetarit dhe zyrtarit të ballafaquar me këto probleme, edhe mjeshtri i artit skenik, Sokol Plakolli. “Unë po them që serbët me paratë që i kanë plaçkitur në Kosovë tash kanë filluar t’i blejnë edhe institucionet në Kosovë, jo krejt institucionet, por individët kyçë. Unë gjithmonë nisem nga vetja dhe këtë po e bëj tani nga Teatri Kombëtar, i cili për këto katër vitet e fundit ka qenë blerë dhe udhëheqësit e teatrit kanë qenë njerëz të shitur te serbët, te qarqet të cilat funksionojnë në mënyrë ilegale në Kosovë. Por, fatmirësisht, një grup i vogël i komunitetit e ka bërë një rezistencë dhe ka shpëtuar institucioni pa u tjetërsuar”, u shpreh ai.”Nëse presim ndryshime nga politika, ai ndryshim kurrë nuk do të ndodhë në interesin tonë, e them këtë sepse studentët, të cilët i kanë mbaruar studimet me të gjitha notat 10 edhe në shkencat politike, nuk po gjejnë vend të merren me politikë, por politikën po e bëjnë analfabetët dhe klanet e papërgatitura dhe të padenja për të qenë në funksion të interesit publik e qytetar. Merreni me mend kur Teatrin e udhëheq një person që e ka të kryer vetëm gjimnazin tash e 30 vjet dhe i njëjti është barrë e teatrit, e të mos flasim pastaj edhe për shumë institucione të tjera”, tha Sokol Plakolli për “Kosova Sot”. Qytetari Hakif Hamiti po ashtu thotë se sondazhet e fundit që po flasin për humbjen e besimit në institucione janë shumë të sakta, prandaj kthimi i atij besimi bëhet vetëm me ndryshimet e mëdha në qeverisjen e vendit. “Unë nuk jam për të mos iu besuar këtyre sondazheve të bëra, sepse të gjithë jemi dëshmitarë të gjendjes momentale në nivel vendi, nga niveli qendror deri në atë lokal. Madje me theks të veçantë edhe në të tria këto institucione, si te Presidenca, si te Qeveria, si te gjyqësori. Pra, shumica dërmuese nuk është e kënaqur, sepse ta zëmë presidenti me këto temat e shkëmbimit të kufijve veç përfundimisht ka rënë në pikën zero dhe e bëri situatën të papranueshme te qytetarët. Qeveria nga ana tjetër po tregon se nuk po punon as në masën minimale sa duhet të punojë. Ishte lajm për t’u çmendur kur del e dhëna se gjatë vitit të kaluar janë mbyllur 24 mijë vende pune, pra janë 24 mijë punëtorë më pak të angazhuar dhe me të ardhura personale, derisa këta në fushatë kanë premtuar hapje të vendeve të reja të punës. Kjo është plus katastrofë e madhe. E sa i përket gjyqësorit ne e dimë fare mirë që gjyqësori është thellë i kapur dhe nuk ka guxim ta luftojë në asnjë rast krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë të politikës, i cili më së shumti po e mëton zhvillimin e vendit”, theksoi Hamiti, duke kërkuar nga bashkëqytetarët që në zgjedhjet tjera të jenë më syçelë se kujt do t’ia besojnë votën.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.