Hidromorava

Shumica gabojnë kur matin presionin e gjakut! Çfarë saktësisht tregojnë vlerat – një gjë është për alarm

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Si të matni saktë presionin e gjakut, por edhe çfarë tregojnë vlerat në pajisje

Ndër sëmundjet kronike më të zakonshme në botë është hipertensioni, i njohur më mirë si presioni i lartë i gjakut. Quhet edhe “vrasësi i heshtur” pikërisht sepse ndikon në shëndetin pa shumë simptoma dhe shumë njerëz as që e dinë se e kanë.

Simptomat më të zakonshme që tregojnë presionin e lartë të gjakut janë dhimbja e kokës, lodhja, përgjumja dhe mungesa e energjisë. Këto simptoma janë të zakonshme jo vetëm te hipertensioni, por veçanërisht te gratë që e lidhin atë me ndryshimet hormonale, transmeton Telegrafi.

E pra, kur duhet të fillojmë të matim presionin e gjakut?

Sa herë që nuk ndihemi mirë, ne duhet të matim presionin e gjakut. Për të përcaktuar presionin e gjakut të dikujt që është i vlefshëm, personi duhet të jetë i qetë.

Presioni matet 15 minuta pas aktivitetit fizik në pozicionin ulur. Mund të ndodhë që presioni i gjakut në krahun e majtë dhe të djathtë të jetë i ndryshëm, thonë kardiologët.

Si fillim duhet të jemi të ulur, me shpinë të mbështetur, të përveshim mëngët dhe të qetësojmë krahun në tavolinë. Mesi i rripit të aparatit duhet të jetë në lartësinë e zemrës. Shputat e këmbës duhet të pushojnë në dysheme dhe nuk duhet të kryqëzohen këmbët dhe as të flitet gjatë matjes.

Fundamenti

Gjithashtu, ka njerëz që matin shpesh tensionin e gjakut, por edhe nga ata që kanë frikë nga matja, si fëmijët dhe adoleshentët. Ata e shohin si stresuese këtë kontroll rutine të presionit të gjakut. Për këtë arsye, mjekët rekomandojnë që këta persona të masin tri herë tensionin e gjakut dhe të “marrin” vlerën e tretë.

Poashtu, mund të themi se pajisjet moderne digjitale janë shumë të besueshme.

Kur duhet bërë matja e presionit të gjakut?

▪ Para se të merrni mjekimet për presionin e gjakut.
▪ Të paktën dy orë pas ngrënies.
▪ Pas zbrazjes së fshikëzës dhe zorrëve.
▪ Një orë pas konsumit të kafes apo pirjes së duhanit.
▪ Tridhjetë minuta pas stërvitjes.
▪ Gjithmonë pasi të jeni qetësuar dhe të keni minimalisht 5 minuta pa folur.

Këto janë vlerat e presionit të gjakut:

▪ 120/80: presioni optimal i gjakut
▪ Nga 120/80 deri në 129/84: presion normal i gjakut
▪ Nga 130/85 deri në 139/89: parahipertension
▪ Nga 140/90 deri në 159/99: hipertension i shkallës së parë
▪ Nga 160/100 deri në 179/109: hipertension i shkallës së dytë
▪ Nga 180/110: krizë hipertensioni

/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.