FITORJA

Shumica e fshatrave të Gjilanit kanë ndriçim publik

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ndriçimi publik tashmë nuk është luks, por është domosdoshmëri. Në qytet pothuajse shumica e lagjeve kanë ndriçim publik, edhe pse shumë herë ka defekte, kurse në fshatra tashmë ndriçimi është funksionalizuar në shumicën e rasteve thotë Kujtim Bajrami nga drejtoria e shërbimeve publike.

Ndriçimi publik nuk është luks por domosdoshmëri sepse pa ndriçim publik rriten hajnit dhe problemet tjera. Kështu mendojnë qytetarët dhe ata banor që jetojnë në zona më të errëta.

Në qytetin e Gjilanit pothuajse ndriçimi është funksional në shumicën e lagjeve, pavarësisht se shpesh ka ndërprerje dhe defekte. Edhe në fshatrat dhe në brezin kufitar ka ndriçim publik shprehet Kujtim Bajrami nga drejtoria e shërbimeve publike.

FIDANISHTJA

Bajrami thotë se komuna i ka kushtuar rëndësi rrjetit të ndriçimit në fshatra dhe në pjesën kufitare.”Në fshatrat kufitare ndriçimi është domosdoshmëri sepse ul kontrabandimin dhe siguron pamje më të mirë për policët kufitar”.

Sa është i rëndësishëm ndriçimi publik në fshatar ka shkruar edhe Ibish Ibishi këshilltar komunal. “Falënderojmë kompaninë “Toni” nga Malisheva e cila bënë mirëmbajtjen e ndriçimit në komunën e Gjilanit e që iu përgjigj kërkesës tonë për evitimin e disa defekteve dhe po bënë rregullimin e ndriçimit në fshatin tonë”.

Kujtim Bajrami tha se edhe në qytet janë sanuar të gjitha defektet që janë paraqitur deri më tani nga kompania e kontraktuar për mirëmbajtje të ndriçimit në qytet “Elbau”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.