Fundamenti

Shumica e buxhetit u shpenzua në spitalin turk

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gati një e treta e buxhetit për shërim jashtë institucioneve publike shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë ka kaluar në xhirollogarinë e spitalit privat “International Medicine Hospital” (IMH), me udhëheqës shtetasin turk Ali Hocaoglu.

Kështu, në llogarinë e këtij spitali nga 3 milionë euro sa ka në dispozicion Ministria e Shëndetësisë për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve shëndetësore, kanë kaluar hiq më pak se 711 800 euro.

Eco Higjiena

Ndërkohë në tetë institucionet tjera shëndetësore të kontraktuara nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë për trajtim të pacientëve, janë shpenzuar 135 635 euro (Tribuna).