United Hospital

Shumë universitete, shumë analfabetë!

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend kanë kërkuar që rezultati i PISA-s të diskutohet edhe në Parlamentin e Kosovës. Ekspertë të arsimit thonë se politika ka rol vendimtar në degradimin e universiteteve në Kosovë, të cilët janë pjesë e ciklit vicioz të gjendjes katastrofike në arsimin kosovar.

Pas rezultateve të dobëta në testimin e PISA-s për cilësinë e arsimit, Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar të mërkurën Planin Strategjik për Zhvillimin e Arsimit në Kosovë për periudhën pesëvjeçare (2017 – 2021).

Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend kanë kërkuar që rezultati i PISA-s të diskutohet edhe në Parlamentin e Kosovës.

Zyra e BE-së në Kosovë, Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim, Agjencia Austriake për Zhvillim, Ambasada e Zvicrës dhe World Learning në Kosovë kanë lëshuar dje një deklaratë të përbashkët, duke shprehur shqetësimin lidhur me rezultatin në PISA.

“Si përfaqësues të komunitetit të donatorëve që mbështesin zhvillimin e Kosovës, ne presim që MASHT-i të sigurojë një diskutim të gjerë të rezultateve të PISA-s në Qeveri dhe në Parlament”, kanë theksuar ata.

Mobi Casa

Testi i PISA-s tregoi se nxënësi mesatar kosovar i klasës së nëntë mund të krahasohet me një nxënës të klasës së gjashtë nga vendet e industrializuara për nga aftësia për ta zbatuar njohurinë e vet në zgjidhjen e problemeve praktike.

Por, ky veprim i Qeverisë nuk e mbulon dështimin e sistemit arsimor, që sipas analistëve, anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Arsim, sociologëve dhe SBASHK-ut ka ardhur edhe si pasojë e buxhetit të ulët që ndahet për arsim dhe moskërkimit të llogaridhënies.

Eksperti i arsimit, Xhavit Rexhaj, ka thënë për “Zërin” se rezultatet e PISA-s janë shkaktarë të problemeve të akumuluara me dekada në arsimin kosovar.

“Është mirë që Ministria ka lejuar mbajtjen e testit për të parë shkallën e degradimit të arsimit në Kosovë në të gjitha nivelet. Për cilësinë e dobët duhen fajësuar të gjitha nivelet dhe faktorët. Arsimi në Kosovë nuk merret seriozisht nga asnjëra palë. U bënë dhjetë vjet që në Kosovë pagat e arsimtarëve rriten në kohë të zgjedhjeve dhe pa asnjë kriter e asnjë dallim për të gjithë”, ka thënë Rexhaj./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.