Shumë të rinj i bashkëngjiten partisë NISMA në Gjilan

Gjilan – Nisma Socialdemokrate pati një varg aktivitetesh dhe takimesh me ç’rast u anëtarësuan shumë anëtarë të ri dhe u mbajtën takime si me struktura ashtu edhe me anëtarë të kryesisë së nëndegës dhe shtabeve zgjedhorë.

Kryetari Sevdail Robelli dhe z.Milaim Kosumi te dy kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës udhëzuan anëtarët e kryesisë dhe shefat e shtabeve zgjedhorë se si të koordinohen dhe të zgjerojnë aktivitetet e tyre shtëpi për shtëpi.

Pati zotime dhe ide të ndryshme për punë më të madhe dhe pothuajse të dyfishuar në degë e nëndegë. Nisma Socialdemokrate është gati për zgjedhje./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).