Mobi Casa

Shumë subvencione të bujqësisë në duart e matrapazëve

/ 2 minuta lexim
HW

Fermerët e vërtetë lihen anash, MBPZHR-ja jep ndihma për blerje votash. Brahimaj: Shumica e parave përfundojnë të klientela për blerje të votave

“Kjo bëhet nga individët që janë në vendimmarrje, për ndarjen e këtyre ndihmave. Tashmë ky rrjet është krijuar dhe për pasojë nuk mund të marrësh grante po qe se nuk e ke dikë në atë komision, që t’ia japësh një pjesë të këtyre mjeteve që i përfiton”, thotë deputeti Salih Salihu. Zyrtarët e Ministrisë thonë se ka kontroll të lartë deri në detaje për ndarjen e subvencioneve

Deputetë nga radhët e opozitës dhe ekspertë të bujqësisë kanë bërë akuza në adresë të stafit drejtues të Ministrisë së Bujqësisë se ata janë duke manipuluar me fondet e kësaj ministrie, dedikuar subvencioneve për bujqit kosovarë. Përfaqësues të opozitës kanë akuzuar drejtuesit e tashëm të Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, por edhe Agjencinë për Ndarjen e Granteve Bujqësore, se ata po i keqpërdorin fondet për fermerët kosovarë. Sipas tyre, nga fondet e Ministrisë së Bujqësisë po përfitojnë më shumë fermerët matrapazë dhe mashtrues sesa fermerët e vërtetë.

HW

Veç tjerash, ka pasur akuza se nga fermerët që përfitojnë grante po u kërkohet një pjesë e këtyre fondeve që po zhvaten nga pushtetarët e kësaj ministrie. Ndërkaq, këto akuza ndaj ministrisë së tyre, të bëra nga opozita, i ka mohuar zyrtari Shkelzen Dragaj, këshilltar në MBPZHR-së.”Konstatimet janë të pavërteta, sepse ka kontroll super të lartë dhe deri në detaje”, tha Dragaj. Sipas tij, falë mbështetjes së MBPZHR-së, është rritur për 26 për qind prodhimi në dy vitet e fundit. Dragaj nuk ka treguar se sa veta kanë aplikuar dhe sa kanë përfituar nga grantet e kësaj ministrie për 2015.

Nga buxheti i shtetit, për sektorin e bujqësisë në vitin 2015 janë ndarë mbi 60 milionë euro. Ndërkaq, sipas planifikimeve të bëra nga Ministria e Bujqësisë, për pagesa direket (subvencione) janë ndarë rreth 32 milionë euro, ndërsa për grante investive 20 milionë euro./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.