Shumë skuadra pas talentit të Dritës
Gjilan – Futbollisti i talentuar i FC Dritës, Dardan Zeqiri, i cili sapo ka mbushur 18 vjet kërkohet nga shumë klube të Kosovës.
Zeqiri i cili sapo ka përfunduar në kategorinë e juniorëve të Dritës, me lojërat e tija ka bërë që shumë skuadra nga Kosova të interesohen që ta kenë në radhët e veta.
Qendërsulmuesi 18 vjeçar, i cili për juniorët e Dritës ka shënuar 15 gola ka dhënë kontribut të madh për sukseset e juniorëve të Dritës.
Zeqiri, karrierën e tij e kishte filluar si 8 vjeçar, duke bërë me dije se futbollit Kosovar po i arrinë një futbollist me përmasa të cilësisë së lartë.
“Futbollin gjithmonë e kam pas pasion, si fëmijë isha i dashuruar në këtë lojë dhe tani e 10 vite asnjëherë nuk jam ndarë, është e vërtet se disa klube janë të interesuara që të jem në radhët e tyre por për shumë pak kohë do ti qartësoj gjërat”, është shprehur, 18 vjeqari Zeqiri.
Për futbollistin e talentuar, Zeqiri, i cili është i gjatë 1.80 cm, shpreson se shumë shpejt me golat e tij skuadra e re e tij të arrijë rezultate të pëlqyera.
“Kam një përvojë të mirë, aspak nuk i frikohem konkurrencës përkundrazi konkurrenca më bën edhe më të fortë, dua që golat e mijë ti bëjnë shikuesit të gjejnë kënaqësinë e tyre, ju premtoj se shumë shpejt me golat e mijë skuadra e ime e re do të përfiton shumë”, ka theksuar talenti 18 vjeçar, Dardan Zeqiri.
Zeqiri ka bërë të ditur se inspirimi i tij si futbollist është sulmuesi anglez, Harry Kane. /rajonipress/

