Shumë skuadra pas Hysajt
Agjenti i mbrojtësit shqiptar të Napoli-t, Elsied Hysaj, përsëri ka folur për të ardhmen e përfaqësuesit të Kombëtares shqiptare. Mario Giuffredi, agjenti i mbrojtësit shqiptar thotë se klienti i tij është djalë shumë inteligjent, dhe sipas tij, ai do të bëhet një nga lojtarët më të lakmuar në Evropë.
“Është një djalë shumë inteligjent dhe i ekuilibruar. Ai do të bëhet një nga lojtarët më të lakmuar”, ka thënë Giuffredi, duke shtuar: “Ekipet e mëdha në Evropë janë duke e vëzhguar dhe unë mendoj se këtë verë ato do të ofrohen”, ka theksuar agjenti i Hysajt, i cili është duke bërë një super edicion me Napoli-n.
Së fundi Bayern-i i Munihut ka shfaqur interesim për mbrojtësin shkodran, por Napoli po refuzon të shesë 22-vjeçarin.
(Kosova Sot)


