Fundamenti

Shumë skuadra janë vënë pas tij, Interi merr vendimin për Asllanin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kristjan Asllani do të mbetet te Interi së paku edhe për një sezon tjetër.

Mesfushori shqiptar kaloi vitin e tij të parë te gjiganti italian që nga transferimi nga Empoli.

Asllani iu bashkua Interit si huazim nga Empoli për 4,5 milionë euro, derisa Neroazzurët e kanë blerë përfundimisht lojtarin edhe për 10 milionë euro të tjera.

Por përkundër se iu bashkua zikaltërve me shumë bujë, mesfushori shqiptar nuk ka luajtur shumë minuta duke qenë në shumicën e kohës në bankën rezervë.

Eco Higjiena

Megjithatë Corriere dello Sport ka raportuar se drejtuesit e Interit nuk do ta lejojnë largimin e shqiptarit në verë dhe se do ta mbajnë edhe për një edicion, përkundër se për të ka pasur shumë oferta.

Ish-skuadra e tij Empoli, Fiorentina,Torino, Sassuolo dhe Udinese janë skuadra që kanë shprehur interesim për huazimin e Asllanit.

Inter ka refuzuar këto oferta, pasi Asllani në vitin e tij të dytë pritet të ketë hapësira më të mëdha nga trajneri Simone Inzaghi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.