Shumë punë për policinë brenda javës

Gjilan – Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan tha se sipas statistikave për periudhën kohore nga data 27 shkurt deri më 5 mars 2013 , kanë ndodhur 49 incidente , 22 persona të arrestuar, 6 aksidente trafiku me lëndime, 10 aksidente trafiku me dëme materiale pa lëndime, dhe janë shënuar 631 tiketa.
Pos këtyre statistikave policia ka njoftuar edhe për një rast (tentim vrasje) që ka ndodhur në rrugën ,,Skifter Arifi”, pikërisht në udhëkryqin me rrugën ,,Ali Pashë Tepelena”.
Sipas policisë fillimisht, viktima I. R. 1962 është sulmuar nga i dyshuari M. K. 1980 me veturën ,,Suzuki Vitara” me targa vendore ku viktima i shpëton goditjes me që rast vetura godet murin e një shtëpie.
Njësitet policore me urgjencë kanë dalë në vend të ngjarjes ku i dyshuari me sopat ishte vërsul në drejtim të viktimës së bashku edhe me një tjetër person të dyshimtë. Policia ka arritur që ta vej situatën nën kontroll dhe të dyshimtit janë arrestuar.
Njësitet e hetimeve rajonale kanë zhvilluar hetimet preliminare duke intervistuar disa persona.
Motivet e incidentit besohet të jen mosmarrëveshje pronësore. Në konsultim me Prokurorin është vendosur që dy të dyshuarit të ndalen për 48 orë. Lënda do të përpunohet dhe të dorëzohet organeve kompetente tha Hashani./rajonipress/