ARKATANA

Shumë oferta për Berishën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Etrit Berisha do të jetë protagonist i afatit kalimtar veror, pasi lamtumira e tij nga Lazio bëhet gjithnjë e më e sigurt. Për portierin e përfaqësueses shqiptare ka oferta të ndryshme, por më të interesuarat duken tre skuadra nga Italia, Anglia dhe Turqia. Sipas “lalaziosiamonoi.com’, Beshiktashi ka qenë ekipi i parë që ka bërë një ofertë konkrete për portierin shqiptar gjatë ditëve të fundit.

Ky klub duket në avantazh në krahasim me Galatasaray-n, edhe për faktin se është në kërkim të një portieri titullar, rol të cilin do t’ia besojë menjëherë Berishës, ndërsa Galatasaray ka mes shtyllave si alternativë të parë Fernando Muslera-n. Skuadra e dytë është Watford-i nga kampionati anglez.

FIDANISHTJA

Ekipi i drejtuar nga Walter Mazzarri ka si portier titullar brazilianin Heurelho Gomez, por kërkon një zëvendësues të denjë për të pasi Gomez tashmë është 35-vjeçar dhe në vitet e fundit paraqitjet e tij nuk kanë qenë aq bindëse. Klubi në fjalë është në pronësi të familjes Poco, që zotëron edhe Udinese-n, ndaj stafi drejtues i njeh mirë aftësitë e Berishës. Emri i tretë i përket klubit të Sassuolo-s në Serie A. Nëse nga kjo skuadër do të largohet Consigli, i vëzhguar nga disa klube evropiane, atëherë do të kërkohet një alternativë cilësore për portën. Berisha është një prej alternativave të mundshme që kanë vëzhguar drejtuesit e klubit i cili në këtë edicion do të marrë pjesë për herë të parë në Ligën e Evropës dhe u nevojiten lojtarë me eksperiencë ndërkombëtare.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.