ARKATANA

“Shumë lojtarë do të zhgënjeheshin”, Armando Broja flet për kohën e kufizuar të lojës te Chelsea

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja ka folur rreth minutave të paktë që po merr momentalisht te klubi i tij, Chelsea, pas rikthimin nga lëndimi.

Broja mori një dëmtim të ligamentit ACL sezonin e kaluar dhe e mbajti atë jashtë fushës deri në shtator.

Ai gjithashtu duhej të humbiste disa ndeshje në tetor dhe nëntor me një problem në gju.

Megjithatë, tani është rikthyer me kohë të kufizuar të lojës dhe ka treguar zhgënjimin e tij.

“Shumë lojtarë do të zhgënjeheshin nga mungesa e minutave, por për mua, e di që jam rikthyer nga një dëmtim i madh”, ka thënë fillimisht Broja në një intervistë për Secret Scout.

Mobi Casa

“Më duhet të tregohem dhe të provoj veten përsëri te menaxheri, stafi, klubi dhe tifozët”.

“Jam i bekuar që jam në pozicionin ku jam”, përfundoi sulmuesi shqiptar.

Këtë sezon, 22-vjeçari ka bërë gjashtë paraqitje për Chelsean, duke luajtur vetëm 145 minuta në total.

Ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asistim në këtë kohë të kufizuar, duke dëshmuar se ai është akoma më shumë se i aftë për të udhëhequr sulmin në Chelsea. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.