ARKATANA

Shumë kërkesa, pak buxhet

/ 2 minuta lexim
HW

Ka shumë pak mundësi që buxheti për këtë vit të miratohet më 31 janar, kur ai të dalë për votim në Kuvendin e Kosovës. Pas kundërshtimit të LDK-së e të LVV-së, shpresa e vetme për Qeverinë është Partia Socialdemokrate, por ajo ka vënë kushte për të cilat nuk negociohet, shkruan gazeta “Zëri”.

Ka pothuajse një muaj që kemi hyrë në vitin e ri, por Kuvendi ende nuk e ka miratuar buxhetin për këtë vit. Më 21 dhjetor të vitit të kaluar u votua në parim buxheti për vitin 2019, ndërsa tash më 31 janar të këtij do të vihet në votim të dytë. Dy partitë më të mëdha opozitare kanë shprehur qëndrimet e tyre kundër këtij buxheti, ndërsa partia tjetër opozitare PSD-ja përmes disa kushteve që ka vënë do ta ndihmojë miratimin e tij.

HW

Ndër kushtet që ka vënë Partia Socialdemokrate është edhe shkarkimi i ministrit të Bujqësisë Nenad Rikallo, i cili ende nuk ka ndodhur. Mosvotimi i buxhetit do të mundë të çojë në krizë buxhetore vendin. Megjithatë së fundmi buxheti i Kosovës është ngarkuar edhe me vendimin e Qeverisë për rritje pagash të personelit mjekësor e të mësimdhënësve, vendim të cilin Komisioni për Buxhet dhe Financa ende nuk e ka akomoduar në buxhet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.