RCCOLA

Shumë incidente, arrestime e lëndime trafiku në Anamoravë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan- Java që lamë pas është shënuar me incidente e aksidente në trafik. Sipas Ismet Hashanit zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan vetëm gjatë javës që lamë pas janë shënuar 9 aksidente trafiku.

Hashani tha se java e fundit nuk ka kaluar e qetë dhe pa incidente.

Fundamenti

Sipas tij në regjionin e Gjilanit janë shënuar dhe evidentuar 48 incidente, 29 persona të arrestuar, janë shkaktuar 9 aksidente trafiku me lëndime, ka pasur 26 aksidente trafiku me dëme materiale por pa lëndime, dhe janë shënuar 749 Tiketa në trafik./rajonipress/