KKVITI

Shumë fshatra të Vitisë, po përballen me problemin e qenve endacakë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Viti – Përveç qytetit të Vitisë,edhe shumë fshatra të kësaj Komune, përballen me problemin e qenve endacakë. Më të prekura janë fshatrat që gravitojnë në afërsi të fushave, por turmat e qenve endacakë shpesh dinë të hyjnë edhe nëpër lagje duke frikuar banorët.

Kësaj radhe po veçojmë fshatin Ramjan:
Për shkak të qenve endacakë, fëmijët që vijojnë mësimin në fshatin Ramjan, të Komunës së Vitisë, po ndihen të rrezikuar rrugës nga shtëpitë e tyre deri tek oborri i Shkollës.
Banorët kërkojnë zgjidhje urgjente, pasi druajnë për sigurinë e tyre!

Mobi Casa

Nga frika prej tyre rrugën deri në shkollë nxënësit detyrohen gjithmonë ta bëjnë të shoqëruar nga familjarët e tyre.

Në foto duket kjartë se sa afër oborrit të shkollës së fshatit Ramjan, qentë janë prezent, dhe lëvizin lirshëm!
EVSB, kërkon nga organet gjegjëse, ne këtë rast nga Qeveria e Kosovës, që problemi i qenve endacak të zgjidhet njëherë e përgjithmonë thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/