Fundamenti

Shumë dështime, pak suksese

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Opozita dhe analistët politikë kritikojnë partnerët e koalicionit qeverisës se nuk i kanë mbajtur premtimet për punësime, liberalizim të vizave, për anëtarësim në UNESCO, etj. Ndërsa zyrtarët qeveritarë si sukses përmendin nënshkrimin e MSA-së,…

As 100 mijë punëtorë të rinj nuk janë punësuar gjatë mandatit dyvjeçar të qeverisë “Mustafa” ashtu siç kishin premtuar partnerët e koalicionit qeverisës në fushatën zgjedhore të vitit 2014 e as nuk u janë hequr vizat kosovarëve me Bashkimin Evropian (BE).

Në fushatën e fundit për zgjedhjet parlamentare kryeministri, Isa Mustafa, kishte premtuar hapjen e 120 mijë vendeve të reja të punës gjatë mandatit katërvjeçar të Qeverisë, ndërsa shefi i PDK-së në atë kohë, Hashim Thaçi, 200 mijë vende pune.

Pikërisht kur kryeministri Isa Mustafa ka bërë dy vjet në krye të ekzekutivit të vendit, partitë opozitare dhe analistët politikë numërojnë shumë dështime të kësaj Qeverie, madje kjo e fundit, siç thonë ata, është më e dobëta që nga paslufta.

Fundamenti

Ndërsa zyrtarët qeveritarë thonë se gjatë dy vjetëve të para Qeveria e Kosovës ka pasur shumë rezultate pozitive, duke e përmendur nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim me BE-në, etj.

Haki Abazi, nga “Rockfeller Brothers Fund”, ka thënë për “Zërin” se koalicioni PDK-LDK e ka rrënuar demokracinë në Kosovë.

“Qeveria e koalicionit jonatyror dhe pa parime i LDK-së dhe i PDK-së ka vazhduar me rrënim të kualitetit të demokracisë dhe funksionalitetit të sistemit gjyqësor dhe veprimit institucional”, ka deklaruar ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.