Shumë dëme në familjet gjilanase ka shkaktuar shiu i rrëmbyeshëm që ra të premten

Gjilan – Bekim Kërqeli nga lagja “Arbëria” tha se gjendja pas shiut të rrëmbyeshëm të ditës së premte ende është e rëndë në këtë pjesë.
“Ende ka rrugë të pakalueshme dhe ende dëmi i shkaktuar nga shiu është i pranishëm. Zyrtarët komunal as që janë dukur dje në këtë pjesë. Ata si duket po mendojnë se punët e mëdha kryhen përmes telefonit. I bëjë apel Lutfi Hazirit që të vizitojë këto pjesë të prekura nga shiu sepse edhe ne jemi Kosovë” tha me ironi Bekim Kërqeli.
Kurse një banor tjetër në lagjen e VIII të cilit uji i ka shkatërruar pothuajse komplet lokalin shtoj se është shumë i befasuar me neglizhencën e organeve komunale. “Ende kam shpresë që Arbër Ismajli do të na dali në ndihmë sepse edhe i ka kontaktuar qytetarët e dëmtuar dhe jam i bindur se ai nuk do të kursehet. Nuk e kam të qartë pse atëherë ne pajisemi me leje ndërtimore. Pse unë duhet të paguaj 2000 euro lejën ndërtimore dhe kurrë asnjëherë dhe asnjë të mirë se kam përjetuar nga kjo komunë” tha ky banor.
Ndryshe shiu që ra të premtën në mënyrë të pandërprerë për tri orë rresht ka shkaktuar shumë dëme dhe telashe në familjet gjilanase./rajonipress/