Shumë arsye që të hani vishnja

/ 2 minuta lexim

Ngrënia e vishnjave sjell shumë dobi për shëndetin. Ne ju zbulojmë disa prej tyre: Mbrojnë nga disa forma të kancerit, zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës, pengojnë oksidimin e kolesterolit të dëmshëm LDL, i cili i dëmton enët e gjakut.

Për të pasur zemër të shëndoshë, hani sa më shpesh vishnja. Duke ndikuar në zvogëlimin e arteriosklerozës, vishnjat sigurojnë që të kemi enë të shëndosha të gjakut dhe mbrojnë nga pika në tru. Meshkujt që duan të kenë fëmijë, duhet shpesh të hanë vishnja, pasi përveç që shton gjasat për fëmijë, gjithashtu edhe ndikon në kualitetin e spermës. Për shikim të mirë, hani vishnja, meqë ato kanë ndikim pozitiv në sy. Përmbajnë kumarinë dhe zvogëlojnë prirjen e gjakut që të trashet, duke zvogëluar kështu rrezikun nga tromboza, për shkak të përqindjes së lartë të kaliumit, nxisin nxjerrjen e lëngjeve dhe ndikojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut, shkruan ‘Zeri’.

RCCOLA

Vishnjat i zvogëlojnë proceset inflamatore në organizëm, duke lehtësuar kështu vështirësitë te sëmundjet inflamatore reumatike, para së gjithash te artriti reumatoid si dhe përmbajnë sasi të mëdha të hekurit, i cili ndihmon kundër anemisë. Pra të gjitha këto janë arsye të mjaftueshme që ju ta doni dhe ta konsumoni sa më shumë këtë frutë, sidomos tani kur është sezoni i tyre, pasi sa më të freskëta, aq më të dobishme për shëndetin janë.

Ekspertët e ushqimit dhe ata mjekësorë, sugjerojnë që në ditë të konsumohen nga 250 deri në 400 gram vishnja, në mënyrë që të merrni sasitë e nevojshme të vitaminave të kësaj frute, për të ndikuar në të gjitha ato dobitë që i cekëm më lart./ZËRI