UBT

Shumë aktakuza për dhunim, sulm ndaj personit zyrtar dhe kontrabandim

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale: Katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”; Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhunë në familje”; Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”; Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin e veprës penale “Rrezikim i trafikut publik” dhe ka paraqitur (1) kërkesë për sekuestrim, me dyshimin se një (1) person është përfshirë në veprën penale “Falsifikim i dokumentit”. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin e veprës penale “Rrezikim i trafikut publik”.

Sekuestrimet e përkohshme:
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për sekuestrim në Gjykatën kompetente në Gjilan, me dyshimin se një (1) person është përfshirë në veprën penale “Falsifikim i dokumentit”, me ç’rast janë sekuestruar përkohësisht:
– Një (1) automjet i markës “Mercedes”, i cili dyshohet se ka ndërhyrje në numrin identifikues.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale: Katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”; Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhunë në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”; Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”.

Mobi Casa

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se kanë kryer veprat penale: “Sulm”, “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”. Gjithashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, të lartcekur.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, si dhe ndaj tij ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së
paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”./rajonipress/