“Shumaheri” i PTK-së
Kryeshefi aktual i Postë-Telekomit të Kosovës (PTK), si duket është i pasionuar pas veturave super të shtrenjta.
Bazuar në të dhënat e deklaruara në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) kryeshefi Mustafa po del të jetë zyrtari publik me veturën më të shtrenjtë në vend. Ai ka deklaruar se në pronësi ka dy vetura, por pa e deklaruar markën.
Ai ka saktësuar se njëra veturë që është në pronësi të tij ka vlerë prej 49 mijë eurove, ndërkaq vetura tjetër që është në pronësi të bashkëshortes së tij ka vlerë prej hiç më pak se 200 mijë euro.
Gjithnjë bazuar në të dhënat që ai i ka vetëdeklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit shihet qartë se kryeshefi i kompanisë më të madhe publike në vend nuk qëndron keq edhe me pasuri tjetër të paluajtshme./zeri/


