Fundamenti

Shukri Ymeri takohet me ambasadorin e Shqipërisë Ilir Boçka

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Shukri Ymeri, u takua me Ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka dhe bashkëpunëtorin e tij Virgjil Muçi.

Gjatë takimit ndër të tjera është biseduar me shumë interes për gjitha fushat e Këshillit Kombëtar Shqiptar, e në veçanti për fushën e arsimit dhe kulturës dhe qasjes së KKSH ndaj zgjidhjeve të sfidave që tashmë po rëndojnë me dekada.

Ambasadori Boçka përgëzoi kryetarin Ymeri për veprimet e ndërmarra nga zgjedhja në krye të KKSH-së duke theksuar se avancimi dhe ndërtimi i institucioneve është i rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës. “Është e rëndësishme që të veprohet në pajtim me standardet dhe se vetëm forcimi i bashkëpunimit, mirëkuptimi i situatës në përqafimin e vlerave evropiane dhe adaptimi po i standardeve mund të shpie drejtë një perspektive”. Më tej vazhdoi Ambasadori Boçka theksoi se “shoh si hap shumë pozitiv bashkëpunimin Tuaj me Këshillin Kombëtar Boshnjak dhe Këshillin Kombëtar Hungarez. Andaj iu inkurajoj që të shtrini edhe më tej bashkëpunimin në syrin e perspektivës që të merrni, shkëmbeni e mësoni sa më shumë për të konsumuar drejtat tuaja”.

Fundamenti

Kryetari Ymeri falënderoi për vizitën që po i bënë Luginës së Preshevës dhe se është shumë e rëndësishme që shteti i Shqipërisë të luaj një rol edhe më aktiv sa i përket shqiptarëve të kësaj treve. “Shqiptarët e Luginës së Preshevës padyshim se kanë më shumë se kurrë nevojë për ndihmë e për përkrahje dhe ne duhet të bashkëveprojmë që edhe më tej të forcojmë dhe avancojmë përmes bashkëpunimit konkret e që për qëllim kanë realizimin e të drejtave themelore të shqiptarëve dhe avancimin e pozitës në Luginën e Preshevës”.

Takimi kaloj në një atmosferë vëllazërorë. Vlen të theksohet se KKSH ka korrespodencë të rregullt me Ambasadorin shqiptar ku diskutohen edhe tema tjera të rëndësishme nga fushat përkatëse në drejtim të realizimit dhe avancimit të të drejtave të Luginës së Preshevës./rajonipress/