Mobi Casa

Shukri Fetahu nga Bujanoci nderohet për inovacionin e parë në shkencat bujqësore në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nderuar profesorin Shukri Fetahu nga komuna e Bujanocit për inovacionin e tij në shkencat bujqësore në Kosovë, shkruan Tituli.com.

“Çmimin për Inovacione, Kërkime dhe Zhvillim, sot ia ndava profesorit Shukri Fetahu për inovacionin e tij shkencor në prodhimin e kultivarit vendor të grurit”, ka shkruar Thaçi në profilin tij në facebook.

Ai duke folur për rëndësinë tha se prodhimi i ushqimit është sfidë botërore, por me njerëz të shkencës që gjithnjë janë në kërkim të mundësive të reja për tejkalimin e sfidave, ne gjithçka mund të përballojmë më lehtë.

KKVITI

“Inovacioni i profesorit Fetahu vjen pas një pune shumëvjeçare dhe është inovacioni i parë në kuadër të shkencave bujqësore në Kosovë”, është shprehur Hashim Thaçi.

Shukri Sh. Fetahu është nga fshati Letovicë i komunës së Bujanocit dhe nga viti 1980 punon në fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë kryesisht ligjëron lëndët në prodhimtari bimore./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.