United Hospital

Shuhet “Kapedani”, ndërron jetë aktori Albert Verria

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Artisti i Popullit Albert Verria ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare, mbrëmjen e së hënës, pas një sëmundjeje të rëndë.
Për shumë njerëz, Albert Verria, është aktori vlonjat, me të cilin ky qytet krenohet.

Por pak e dinë se Vlora nuk është qyteti i lindjes, por qyteti ku nisi rrugën si aktor. Vërria u lind në Fier më 3 shtator 1936.

Pasi mbaroi shkollën e mesme bujqësore punoi si zooteknik në vitet 1956 – 1959.

Menjëherë pas përfundimit të shkollës së lartë për aktor “Aleksandër Moisiu” (1959 – 1963), u emërua aktor në Teatrin e Vlorës.

Në vitin 1979, Albert Vërria u nderua me titullin “Artist i Popullit”.

Ai numëron dhjetëra interpretime në kinematografi dhe teatër, ku veçohet ai i Nuri Beut në filmin “Koncert në vitin ‘36” (1978), apo i historianit në “Historiani dhe kameleonët” (1988).

Por roli që i dha emër dhe e skaliti në historinë e kinematografisë shqiptare ishte ai i xha Sulos në filmin “Kapedani” (1972).

Ai ishte vetëm 36 vjeç kur iu desh të luante rolin e një burri shumë të plakur, idhnak e patriarkal të pandreqshëm, që nuk i pëlqente aspak që femrat ta komandonin.

“Të largohesh me dinjitet është hyjnore”, është shprehja e Verrias, së cilës i qëndroi deri në fund, edhe kur hapi fotoekspozitën e cila kishte në epiqendër rolet e tij, por edhe shumë të tjera, si puna e përbashkët e regjisorëve, operatorëve, skenaristëve, të gjithë njerëzve që kanë punuar për këto filma.

Para pak muajsh Albert Verrisë i erdhi propozimi i fundit për të luajtur në një film ndërkombëtar me një rol në filmin “Contromano”, skenarist dhe regjisor Andamion Murataj, fitues i “Ariut të Argjendtë” për Skenarin më të Mirë me filmin “Falja e Gjakut”, me Gary Keith Griffin drejtor fotografie i nderuar me çmimet më të rëndësishme të kinemasë, deri fitues i çmimit Oscar 1992.

Personazhi që do të luante ishte një 80-vjeçar, një rol me shumë karakter, i vështirë dhe me domethënie të madhe, pasi filmi bazohet në temën e hapjes së dosjeve.

Por nuk mundi të realizonte rolin e tij të fundit, që e kishte shumë qejf për shkak të sëmundjes së rëndë, që e mbajti gjatë në spitalet e Tiranës.

Filmat ku ka interpretuar Albert Vërria:

“Trapi i Vjetër” (2005)

“Historiani dhe kameleonët” (1988)

“Misioni përtej detit” (1988)

“Në emër të lirisë” (1987)

“Rrethimi i vogël” (1986)

Mobi Casa

“Melodi e pandërprerë” (1985)

“Ditë të qytetit tim” (1982)

“Agimet e stinës së madhe” (1981)

“Dëshmorët e monumenteve” (1980)

“Përtej mureve të gurta” (1979)

“Koncert në vitin 1936” (1978)

“Nga mesi i errësirës” (1978)

“I treti” (1978)

“Thirrja” (1976)

“Në fillim të verës” (1975)

“Shtigje lufte” (1974)

“Shpërthimi” (1974)

“Brazdat” (1973)

“Operacioni zjarri” (1973)

“Kapedani” (1972)

“Kur zbardhi një ditë” (1971)

“I teti në bronz” (1970)

“Përse bie kjo daulle” (1969)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.