Hidromorava

Shuhet familja shqiptare në Itali, humb jetën nëna dhe tre të mitur

/ 1 minutë lexim

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Reggio Emilia në Itali ku për pasojë kanë humbur jetën katër anëtarë të një familje.

Sipas policisë italiane, viktimat janë me origjinë shqiptare, dhe bëhet fjalë për nënën dhe tre fëmijë të mitur dy, 10 dhe 12 vjeç, ndërkohë që i plagosur rëndë ka mbetur babait, i cili drejtonte makinën.

RCCOLA

Ngjarja u regjistrua në Villa Gaida, ku makina e drejtuar nga shqiptari doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi të pabanuar.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /A2 CNN/