Shuhet ëndrra e boksierit Violant Sylejmani drejt Rio2016
Gjilan – Boksieri Gjilanas, Violant Sylejmani i cili po bokson në Baku të Azerbejgjanit në meçin e dytë të tij ka pësuar humbje nga boksieri Turk, Volkan Cokcek.
Ne meqin e parë Sylejmani kishte mposhtur boksierin nga Shqipëria Taulant Zajmin ndërsa sot në ora 18:00 në Baku është mposhtur nga boksieri Turk me rezultat 3-0.
Sylejmani i cili ekskluzivisht është lajmruar nëpërmjet facebook-ut të tij ka bërë të ditur se është dëmtuar rënd në këtë meqë.
“Në raundin e parë e kam deklasuar boksierin Turk ndërsa në dy raundet tjera prap kam qenë më i mirë apo së paku i barabartë, por për çudi referet e këtij meqi fitoren ia dhuruan boksierit Turk me rezultat bindës 3-0”.
Më herët ishte parapa që nga 5 meqet e zhvilluara së paku tri të fitohen për të përmbushur normën Olimpike por tani kjo rregull është çregjistruar duke e bërë që humbësi i meqit menjëherë të diskualifikohet.
“Është edhe një mundësi reale që të mbes edhe më tutje në gara kemi biseduar me organizatorët dhe një përgjigje do ta konfirmojmë nesër”, shprehet boksieri Gjilanas, Violant Sylejmani nëpërmjet rrjetit social facebook./sylejman ismajli/rajonipress/


