UBT

Shuhen 397 ndërmarrje brenda 3 muajsh

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave tregojnë se në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2023) ka rënie për (-1,08%) të ndërmarrjeve të regjistruara.

Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2022) ka rritje për 7,01% të ndërmarrjeve të regjistruara. Sa u përket ndërmarrjeve të shuara, në TM4 2023 ishin 397 ndërmarrje ose një rritje prej 5,6%, krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2023).

Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2022) kishte rënie prej (-13,1%) të ndërmarrjeve të shuara. Sipas ASK-së, aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin:

Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike, motoçikletave me 718 ndërmarrje të regjistruara (25,5%); Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 306 ndërmarrje të regjistruara (10,8%); Ndërtimtaria me 283 ndërmarrje të regjistruara (10,0%); Prodhimi me 253 ndërmarrje të regjistruara (9,0%), etj.

Hidromorava

Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 735 ndërmarrje të regjistruara (97,0%); me 5 deri 9 të punësuar janë 52 sosh (1,8%); 10 deri në 19 të punësuar 26 ndërmarrje të regjistruara (0,9%); 20 deri 249 të punësuar me 8 ndërmarrje të regjistruara (0,3%). Ndërsa, në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar nuk ka ndërmarrje të reja në këtë tremujor.

Bazuar në këto të dhënave sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron komuna e Prishtinës me 942 ndërmarrje të regjistruara (33,4%); Ferizaj me 250 ndërmarrje të regjistruara (8,9%); Prizreni me 222 ndërmarrje të regjistruara (7,9%); Fushë-Kosova me 145 ndërmarrje të regjistruara (5,1%); Gjilani me 139 ndërmarrje të regjistruara (4,9%); Peja me 120 ndërmarrje të regjistruara (4,3%); dhe Gjakova me 113 ndërmarrje të regjistruara (4,0%).

Ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor./Indkesonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.