FIDANISHTJA

Shtyrja e reciprocitetit? Lajçak nga veriu: Ka shumë spekulime, unë nuk dua të hyjë në këtë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë pas takimit me udhëheqësit e Listës serbe se kanë biseduar për tema të rëndësishme dhe tani po vazhdojnë rrugën për në Beograd.

I pyetur se a ka pasur pajtim që të shtyhet për tre muaj çështja e reciprocitetit, ai ka thënë se ka shumë spekulime dhe nuk dëshiron të hyjë në këtë.

“Një takim shumë i rëndësishëm me përfaqësuesit serb në Kosovë, në të cilën kemi folur për tema të rëndësishme dhe po vazhdojmë rrugën për në Beograd.

Ka qenë shumë e rëndësishme për neve që të takohemi me përfaqësuesit serb në Kosovë, sigurisht se ata e dinë qëllimin tonë dhe nga dora e parë u kemi treguar se cilat janë synimet dhe qëllimet tona”, ka thënë Lajçak para gazetarëve pas dy orësh takim, raporton Telegrafi.

ARKATANA

Ai tha se çdo vendim i keq e dëmton paqen dhe i pengon njerëzit që jetojnë këtu.

“Kemi pasur për dy orë mundësinë që të ndajmë informatat… po shkojmë në Beograd, kemi takim me Vuçiqin dhe të shohim a kemi arritur sukses”, tha më tej Lajçak.

Ai shtoi se porosia e bashkësisë ndërkombëtare është që nuk duan të ketë situata si në fund të korrikut.

Lajçak i pyetur se a do të ketë barrikada në veri, ai tha se shpreson të mos ndodhë kjo pasi që këtë ishte takimi në Bruksel dhe për këtë janë këtu pasi njerëzit duan jetë normale e të qetë dhe po bëjnë të pamundurën që të mos ketë barrikada. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.