FITORJA

Shtyrja e provimit të maturës, sfidë për UP-në

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Për shkak të shtyrjes së provimit të maturës, telashet sa i përket fillimit të vitit të ri akademik në muajin tetor janë të mëdha, raporton Ekonomia Online.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet, mirëpo për shkak të afateve ligjore qofshin ato të provimit pranues të regjistrimit dhe ankesave, Universiteti i Prishtinës ka ofruar vetëm 150 programe studimore.“Pas rrjedhave që janë duke u zhvilluar për shkak të shtyrjes së provimit të maturës shihet se do të kemi probleme që ta fillojmë vitin akademik në kohën e duhur”.“Ne kemi bërë të gjitha përgatitjet që në këtë pak kohë që na ka mbetur t’i përfundojmë detyrat tona, mirëpo për shkak të afateve ligjore qofshin të provimit pranues të regjistrimit, të ankesave dhe dy afateve të provimeve dhe programeve studimore që i kemi Universiteti i Prishtinës ofron vetëm 150 programe studimore”, shtoi Dema.

Uji Dea

Mes tjerash, Dema theksoi se sa i përket regjistrimit të studentëve, kjo do të jetë një sfidë e madhe sepse duhet të kryhen të gjitha procedurat me kohë.“Në takimet tona kemi insistuar që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë dhe të kryhen detyrat me kohë për aq sa kohë kemi pasur mundësi të ndihmojmë, mirëpo prapë ne si Universitet gjatë këtij mandati nuk kemi ndërhyrë në organet e tjera”.“Sa i përket regjistrimit prapë kjo do të jetë një sfidë e madhe që të kryhen të gjitha procedurat me kohë”, shtoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.