Mobi Casa

Shtypja e lartë e gjakut në të 30-at, shenjë e demencës

/ 1 minutë lexim

Shtypja e lartë e gjakut në moshën tridhjetë dhe dyzet vjeçe, është një shenjë paralajmëruese për demencë n vitet që pasojnë më pas, konsiderojnë ekspertët nga Oksfordi. Kjo e shton mundësinë për 62 për qind për demencë vaskulare, lloji më i zakonshëm pas Alzheimer-it, thonë ekspertët.

Mobi Casa

Ata të cilët ndihen të rrezikuar, mund ta mbrojnë veten e tyre duke marrë ilaçet e nevojshme. Më shumë se 150,000 njerëz nga Mbretëria e Bashkuar vuajnë nga demenca vaskulare, që shkakton telashe dhe problem në të folur, kujtesë dhe në përqendrim. Kjo shkaktohet si pasojë e tkurrjes së enëve të gjakut, të cilat e reduktojnë furnizimin e trurit. Studimi i publikuar në revistën “Stroke” ka sugjeruar se problemet me shtypjen e lartë të gjakut në moshën e hershme ndikojnë që më pas të shfaqet demenca te këta persona.
(Kosova Sot)