Fundamenti

Shtypja e gjakut: kufijtë e rrezikshëm, si ta ulni dhe ta kontrolloni

/ 5 minuta lexim
KKVITI

Kuptoni se cilët janë kufijtë optimalë dhe cilët të rrezikshëm të shtypjes së gjakut, si mund ta ulni dhe pse është e rëndësishme ta kontrolli rregullisht.

Hipertensioni, hipotensioni, tensionin sistolik, diastolik. Kur flasim për shtypjen më së shpeshti përdorim këto fraza, por a e dini se çfarë domethënie kanë?
Shtypja e gjakut është shtypja me të cilën gjakut vepron në muret e enëve të gjakut (artere) në çdo pjesë të trupit tonë, ndërsa krijohet me punën e zemrës si pompë. Me çdo nxjerrje të gjakut nga zemra (sistola) shtypja rritet, ndërsa te derdhja e gjakut në zemër (diastola) shtypja ulet. Pikërisht për këtë maten të dy vlerat e shtypjes së gjakut: vlera e sipërme (sistolike) dhe vlera e poshtme (shtypja diastolike e gjakut).

Cilat janë vlerat optimale të shtypjes së gjakut?

– Shtypja është optimale nëse shtypja sistolike është më e vogël se 120, ndërsa ajo diastolike më e vogël se 80 mmHg.
– Shtypja është normale nëse shtypja sistolike është më e vogël se 120, ndërsa diastolike më e vogël se 85 mmHg.
– Gjendja e shtypjes është në kufi nëse shtypja është në mes 130 dhe 139 mmHg, ndërsa diastolike në mes 85 dhe 89 mmHg. Në atë rast kontrollojeni përsëri pas një viti.
Faza e parë e hipertensionit nënkupton tensionin sistolik në mes 140 dhe 159 mmHg, ndërsa tensionit diastolik në mes 90 dhe 99 mmHg. Rekomandohet kontrolli pas dy muajsh.

Faza e dytë e hipertensionit nënkupton tension sistolik në mes 160 dhe 179 mmHg, ndërsa atë diastolik në mes 100 dhe 109 mmHG. Në këtë rast duhet ta kontrolloni tensionin tek mjeku gjatë një muaji.

Si ta matni shtypjen e gjakut?
Shtypja e gjakut nuk është konstante – ajo ndryshon gjatë ditës dhe natës, varet nga shumë faktorë, për shembull aktiviteti trupor, shkalla e stresit të cilit jeni të ekspozuar, gjendja emocionale, koha e ditës (në mëngjes zakonisht është më i lartë se në mbrëmje) dhe ngjashëm.
Nëse dëshironi ta matni tensionin tuaj, bëjeni këtë në pozitën e ulur, në gjendje të qetë dhe mateni tri herë në ditë. Merreni vlerën mesatare e cila do t’ju tregojë se sa e keni shtypjen e gjakut.

Uji Dea

Çka është hipertensioni?
Hipertensioni arterial është sëmundje kronike tek e cila shtypja e gjakut në artere është e ngritur. Kjo do të thotë që zemra duhet të punojë më fort për t’u mbajtur qarkullimi normal i gjakut nëpër enët e gjakut. Hipertension konsiderohet gjendja tek e cila vlerat e tensionit të gjakut vazhdimisht janë në ose sipër 140/90 mmHg.
Hipertensioni paraqet faktorin kryesor të rrezikut nga zhvillimi i sulmit në tru, sulmi në zemër, dështimi i zemrës, aneurizmi i artereve dhe disa forma të dëmtimit kronik të veshkave.

Si ta ulni tensionin me ushqim?

Nëse dëshironi ta ulni tensionin tuaj me ushqim, atëherë gjithsesi hani shumë pemë dhe perime, sipas mundësisë të freskëta dhe nga të gjitha ngjyrat. Në menynë tuaj ditore përfshini peshkun, vajin e farave të lirit, lëngun e boronicës së kuqe dhe selinos, uthullën e mollës, shalqirin, vajin e ullirit, drithërat integrale dhe kastravecët. Reduktoni konsumin e kripës – doza e rekomanduar ditore përbën një lugë çaji kripë, prandaj mos e teproni.
Çka është hipotensioni?

Hipotensioni apo shtypja e ulët e gjakut është një nga problemet më të shpeshta që haset, ndërsa nënkupton tensionin sistolik më të ulët se 90 mmHg ose diastolik më të ulët se 60 mmHg. Organi i parë tek i cili do të vihet re tensioni i ulët është truri. Prandaj shfaqen marramendja (veçanërisht kur çoheni), rraskapitja, shikimi i turbullt, dobësia e përgjithshme ose rënia të fikët. Nëse hipotensioni është më i shprehur dhe zgjat më shumë, mund të shfaqet puna e çrregullt e organeve për shkak të qarkullimit të dobët të oksigjenit, madje edhe shoku.
Si ta ngrini shtypjen?

Deri te hipotensioni mund të vijë gjatë terapisë me ilaçe të caktuara, dhe në këtë rast duhet të ndërpritet trajtimi nën mbikëqyrjen e mjekut.
Për dallim nga hipertensioni, personat me hipotension duhen ta rrisin konsumin e kripës, ndërsa mjeku mund të përcaktojë sasinë e saktë të cilën nuk duhet ta kapërceni. Po ashtu rekomandohet konsumi më i madh i ujit dhe kafeinës për të parandaluar dehidrimin.
Në disa raste rekomandohen ilaçet me të cilat rritet vëllimi i gjakut dhe në këtë mënyrë rritet shtypja ose ilaçet që kufizojnë zgjerimin e enëve të gjakut.
© KOHA.net