Mobi Casa

Shtyhet serish nënshkrimi i kontratës për shitjen e PTK-së

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së sërish ka shtyrë afatin për i nënshkrimit të kontratës për privatizimin e 75 % të aksioneve të PTK-së. E marta ishte dita e fundi e paraparë për nënshkrimin e kontratës për privatizimin e PTK-së.

Zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik kanë zhvilluar një takim dhe ka analizuar rrjedhën aktuale të projektit dhe hapat që do të ndërmerren në vijim në lidhje me privatizimin e 75% të aksioneve të PTK-së dhe kanë ardhur në përfundim që për herë të tret të shtyhet nënshkrimi.

FIDANISHTJA

“KQP e njofton opinionin publik se shtyrja ka ardhur si rezultat i refuzimit nga ana e KQP-së të kërkesave shtesë të këtij konsorciumi në lidhje me procesin e privatizimit,e të cilat nuk kanë qenë pjesë e pakos tenderuese. Kjo shtyrje është miratuar vetëm pasi që KQP është siguruar që konsorciumi në fjalë do të nënshkruaj marrëveshjen e shitblerjes së aksioneve në formën dhe përmbajtjen e paraparë me dokumentet e tenderit. Megjithatë,me kërkesë të konsorciumit të kompanive të shpallura ekonomikisht më të favorshme për privatizimin e PTK-së nënshkrimi i kontratës shtyhet për më së voni, datën 30 shtator 2013”, thuhet në njoftimin për media.

Aty thuhet se duke marrë parasysh kompleksitetin dhe rëndësinë e këtij transaksioni dhënia e një afati shtesë për nënshkrim të kontratës për konsorciumin e kompanive të shpallura fituese është në interesin të vendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.