Mobi Casa

Shtyhet për një seancë tjetër miratimi i propozim buxhetit për vitin 2026 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2027-2028

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, në seancën e të enjtes, e cila llogaritej se ishte e fundit për këtë mandat, ka shtyrë për një mbledhje tjetër miratimin e propozim buxhetit për vitin 2026 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2027-2028, pasi partitë opozitare (LDK, PDK) të cilat e përbëjnë shumicën në Kuvend, janë deklaruar se nuk mund të shkojnë tutje në këtë pikë, pa prezencën e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni.

Paraprakisht, propozim buxhetin për vitin 2026 e ka prezantuar para anëtarëve të Kuvendit Ilmi Limoni, udhëheqës i sektorit të buxhetit në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, i cili bëri të ditur se shuma totale e buxhetit është afro 42 milionë euro (41.928.924), apo 5.09 për qind më shumë se buxheti i vitit paraprak.

Ndërkaq, shefat e grupeve politike, Avdyl Aliu (LDK) dhe Bujar Nevzati (PDK), thanë se buxheti duhet të prezantohet eksluzivisht nga Kryetari i Komunës, ndërkaq theksuan se janë zvogëluar investimet kapitale krahasuar me vitet paraprake, për të shtuar se është bërë planifikim i padrejtë, pasi sipas tyre, janë paraparë investime në vetëm 13 fshatra.

Këtij konstatimi i është kundërpërgjigjur shefja e grupit të këshilltarëve të VV-së, Krenare Latifi – Kqiku, duke thënë se mbështesin plotësisht këtë propozim buxhet të prezantuar, për të cilin tha se është në interes të qytetarëve të Gjilanit, për realizimin e shumë projekteve në të mirë të komunitetit në të gjitha fshatrat dhe lagjet e Gjilanit.

FIDANISHTJA

Ndërkohë, kuvendarët e Gjilanit kanë miratuar përmirësimin e vendimit për pagesën e shujtave për shërbyesit civilë, ku është caktuar burimi i financimit, të cilin e ka arsyetuar Ilmi Limoni, në emër të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Planin ndërkomunal për menaxhimin e integruar të mbeturinave për rajonin e Gjilanit dhe Ferizajit (2025-2030), të cilin e ka prezantuar Kushtrim Ibrahimi, drejtor i Shërbimeve Publike, deklaratën mbështetëse kundër dhunës ndaj grave në politikë dhe jetën publike, e sponsoruar nga nënkryetarja Leonora Morina – Bunjaku, vendimin për shpalljen “Qytetar Nderi” për shkrimtarin Ibrahim Kadriu, sikur edhe raportin e Komisionit për emërtimin e rrugëve.

Kuvendarët e Gjilanit, kanë shtyrë për një seancë tjetër edhe raportin gjashtëmujor të punës së kryetarit, raportin financiar janar-qershor 2025 dhe raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjilanit për vitin.

Ndryshe, në këtë seancë kanë kontribuar edhe asambleistët, Avdyl Aliu, Bujar Nevzati, Krenare Latifi – Kqilku, Arbër Musliu, Muhadin Haziri, Nazim Gagica, Rijad Elezi, Ismajl Kurteshi, Imran Haziri, Latif Maliqi e Blerim Haziri, të cilëve u janë përgjigjur drejtorët komunalë, Ali Arifi, Kushtrim Ibrahimi dhe Arbenita Sopi-Haziri, dhe udhëheqësi i sektorit të buxhetit në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, Ilmi Limoni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.