Fundamenti

Shtyhet heqja e vizave, 35 mijë azilkërkues

/ 1 minutë lexim
HW

Mijëra kosovarë azilkërkues të cilët po bredhin vendeve të Shengenit ilegalisht nga mosperspektiva në vend, janë arsye e fortë për të shtyrë edhe më shumë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kosovës nuk mund t’i ndihmojë as plotësimi i kritereve teknike të Udhërrëfyesit të Liberalizimin e Vizave.

Mbi 14 mijë kosovarë për dhjetë muajt e këtij viti kanë mbushur kampet e vendeve të ndryshme të BE-së, janë kartë me të cilën vendet e BE-së as në 2015 nuk do të japin dritën jeshile për liberalizim të vizave.

UBT

Burime të gazetës “Zëri” nga vendet e Quintit kanë bërë të ditur se nuk ka asnjë shans që të ketë liberalizim të vizave edhe për së paku një vit.

Përveç 14 mijë kosovarëve të cilët për dhjetë muajt e fundit i kanë mbushur kampet e vendeve të ndryshme, sipas Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion pranë MPB-së, gjatë vitit 2013, numri i azilkërkuesve nga Kosova, bazuar në të dhënat statistikore të EUROSTAT-it, ka qenë rreth 21 mijë. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.