Fundamenti

Shtrenjtohet rryma

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Në seancën e sotme, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka aprovuar tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët e rregulluar, të cilat do të aplikohen nga Furnizuesi Publik nga data 1.07.2014.

Tarifat me pakicë do të rriten për 4.57% për të gjitha nivelet e ndryshme të tarifave dhe për të gjithë konsumatorët e rregulluar.

Mobi Casa

Bordi i ZRRE-së ka konsideruar se një rritje e tillë paraqet një minimum i cili është i domosdoshëm për funksionimin normal të sistemit elektro-energjetik të Kosovës.

Bazuar në komentet e palëve të interesit dhe diskutimeve publike për ndryshim të strukturës tarifore, anëtarët e Bordit të ZRRE-së nuk kanë arritur pajtueshmëri për ndryshimin e strukturës tariforë për këtë vit, që do të thotë se struktura tarifore mbetet e njëjtë. /Telegrafi/