Fundamenti

Shtrenjtohet Kastrati

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Lirim Kastrati po kalon nëpër një formë fantastike në kampionatin kroat, ku po shkëlqen me Lokomotivën e Zagrebit, shkruan “Zëri”.

Kjo ka bërë që sulmuesi 19 vjeç të marrë ftesë të menjëhershme nga seleksionuesi i Kosovës, Bernard Challandes, për ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve.

Përpos kësaj, futbollisti nga Hogoshti e ka marrë edhe një tjetër lajm superior.

Mobi Casa

Vlera e tij në tregun ndërkombëtar të futbollistëve ka nisur të rritet me të madhe.

Deri para pak kohësh kartoni i tij kushtonte rreth 250 mijë euro, kurse tani vlera i është shtuar në 750 mijë euro./Zëri