Eko Higjiena

Shtrenjtohet duhani

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ditët e fundit, çmimet e gati të gjitha llojeve të cigareve janë rritur për 10 centë. Por kjo rritje nuk ka ardhur për shkak të rritjes së taksave. Këtë e konfirmojnë edhe zyrtarë të Doganës së Kosovës.

Zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci thotë se nuk ka pasur lëvizje jo vetëm të akcizës por asnjëra prej taksave të cilat aplikohen gjatë importit të duhanit nuk kanë pasur rritje gjatë këtij viti.

“Hera e fundit kur është ndryshuar akciza që është rritur në 32 euro për kilogram ka qenë në janar të vitit 2014, domethënë gjatë gjithë vitit 2014 nuk ka pasur ndryshim në asnjërën prej taksave”, ka thënë Stavileci.

E kryetari i shoqatës së importuesve të duhanit, Ramadan Kelmendi, i pyetur se pse ka ndodhur kjo rritje e çmimit, nëpërmjet telefonit ka thënë se është politikë e çdo kompanie dhe ka lidhje mbi strategjinë tonë mbi çmimet e markave tona, ku kryesisht gati të gjitha kompanitë kanë bërë lëvizje të çmimeve për 10 centë te konsumatori, raporton televizioni publik.

Eco Higjiena

Kryetari i organizatës joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve thotë se një rritje e tillë përbën shkelje të ligjit mbi konkurrencën, por jo vetëm.

Selatin Kaçaniku, kryetar i OJQ-së “Konsumatori”, thotë se nuk ka lëvizje nga imputet tjera, dhe “natyrisht se politika themelore e gjithë bizneseve në Kosovë, është ajo që të përshtaten ligjeve edhe standardeve, me këtë rast nuk ka pasur arsye të rritjes së çmimit, dhe unë shpreh habinë time se institucionet, asociacionet dhe mekanizmat shtetërore, nuk kanë reaguar akoma”.

Sipas të dhënave të Doganës, gjatë vitit 2014 janë importuar 2 mijë e 950 tonë duhan, derisa nga taksa e akcizës janë paguar mbi 95 milionë euro. 10 milionë më shumë se vitin paraprak./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.