Fundamenti

Shtrenjtohen artikujt ushqimorë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Buka dhe drithërat janë shtrenjtuar gjatë muajit qershor, vetëm një muaj para se të bëhen korrje-shirjet në Kosovë.

Shtrenjtimi i tyre prej rreth 1.4 për qind, si dhe rritja e çmimit të pemëve prej rreth 11.7 për qind, kanë ndikuar që niveli tërësisht i çmimeve të mos ndryshojë krahasuar me muajin maj. Në indeksin e çmimeve të konsumit të publikuar nga Agjencia e Statistikave thuhet se gjatë muajit qershor është ulur çmimi i perimeve prej 7 për qind, shkruan sot Koha Ditore..

ARKATANA

Gazeta kishte raportuar se në fund të muajit qershor kishte pasur një ngritje të çmimeve, sidomos tek perimet dhe disa nga artikujt që furnizimi është më i shpesh tek familjet e Kosovës. Ngritja e çmimeve kishte ndodhur në prag të Ramazanit, apo rreth datës 28 qershor, prandaj ngritja është bartur në muajin korrik.

E në muajin korrik ka edhe një tjetër faktor që do ta bëjë edhe më të madh nivelin e inflacionit në vend. Vendimi i Bordit të ZRRE-së për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike për 4.75 për qind pritet të ndikojë direkt në rritjen e inflacionit. Ngritja e çmimit është duke u zbatuar nga data 1 korrik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.