Fundamenti

Shtrenjtimi i rrymës, i papranueshëm për bizneset

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Oda Ekonomike e Kosovës së bashku me përfaqësuesit e bizneseve vendore, kanë reaguar kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike. Përfaqësuesit e bizneseve kanë thënë se nëse nuk do të dëgjohen kërkesat e tyre, do të dalin në protesta masive ose do të detyrohen që ta zvogëlojnë numrin e punëtorëve.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se kjo ngritje e çmimit është shqetësuese pasi që e ka të goditur drejtpërdrejtë sektorin prodhues.

Gërxhaliu, ka shtuar se kjo ngritje e çmimit që vjen dy ditë pas konferencës së samitit të Berlinit, dërgon drejtpërdrejt sinjal negativ edhe atje, pasi sipas tij përmes sektorit privat dhe zhvillimit ekonomik janë më të përshpejtuara proceset integruese në familjen evropiane.

Fundamenti

“Ajo që është më paradoksale në këtë drejtim është fakti që ne si Odë Ekonomike e kemi mbështet qëllimisht deklaratën e konferencës së Samitit të Berlinit. Në këtë Samit të Berlinit është analizuar dhe kanë dalë rekomandime substanciale jo vetëm për Kosovën por edhe për Ballkanin Perëndimor që përmes zhvillimit ekonomik, përmes zhvillimit të sektorit privat, përshpejtohen proceset integruese në familjen evropiane dhe kur krejt jo ngritje e çmimit ndodh vetëm dy ditë pas konferencës së Berlinit është diçka që në start lëshon sinjal negativ që Kosova ka qenë pjesëmarrëse në këtë takim e ka nënshkruar këtë deklaratë sesa do ta përmbushë”, ka thënë Gërxhaliu.

Brahim Selimaj, Kryetar i Shoqatës së Ndërmarrjeve Ndërtimore, ka fajësuar bizneset të cilat janë të pa organizuara dhe që nuk mobilizohen për të kundërshtuar atë që po i ndodh prodhimit kosovar. Ai ka shtuar se biznesi i tij shkaku i energjisë elektrike është mbyllur qe dy vite dhe fabrika e cila ishte e vetmja në regjion nuk e bënë më prerjen e mermerit dhe granitit.

“Energjia elektrike jo vetëm për amvisëri, jo vetëm për prodhim, jo vetëm për mirëqenie njerëzore, por nëse flasim për prodhim goditja më e madhe që është bërë për prodhimin është energjia elektrike dhe shumë biznese e një ndër to është edhe i imi e kam fabrikën e granitit dhe mermerit e cila është e vetmja në regjion dhe shkaku i energjisë elektrike qe dy vite fabrika nuk bënë prerjen e graniteve dhe mermerëve dhe në kapacitet të përgjysmuar as 30 për qind në punë nuk mund të veprojmë”, ka thënë Selimaj. /Telegrafi/