Fundamenti

Shtrenjtimi i energjisë mund të nxisë trazira

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bizneset dhe konsumatorët janë të shqetësuar me paralajmërimin e ZRRE-së, për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, shkruan sot Koha Ditore.

Shtrenjtimi i energjisë elektrike për 5 për qind, për të dytën herë brenda dy muajve, mund të sjellë vitin më të vështirë për qytetarët e Kosovës. Përfaqësuesit e bizneseve dhe ata të konsumatorëve paralajmërojnë krizë sociale, për shkak se shtrenjtimi i energjisë elektrike, sipas tyre, do të pasohet me rritje zinxhirë të çmimeve të artikujve të tjerë.

Selatin Kaçaniku, drejtues i organizatës “Konsumatori”, e ka paralajmëruar Qeverinë e Kosovës se me ngritjen e dytë të çmimit të energjisë është duke provokuar trazira sociale.

RCCOLA

Ngritja e çmimit të energjisë, sipas tij, do të pasohet edhe me ngritjen e çmimit të produkteve tjera. Ai dhe përfaqësues tjerë të shoqërisë civile i bëjnë thirrje ZRRE-së që të mos miratojë kërkesën e KEDS-it dhe KEK-ut.

Ndërkohë, ekspertët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile i kanë bërë thirrje Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që të mos miratojë kërkesën për shtrenjtim të ri të tarifave të energjisë elektrike, meqë kjo mund të rrezikojë mirëqenien e qytetarëve, e për pasojë edhe trazira sociale.