RCCOLA

Shtrenjtimi i energjisë ka mundur të shmanget

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Muhamet Mustafa, deputet i Kuvendit të Kosovës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e rrymës, nuk arsyetohet.

Mustafa për “Zëri”, tha se është i befasuar për këtë orientim për ngritjen çmimit të energjisë eklektike, duke shtuar se kjo nuk duhet të ndodh sidomos pas shpërthimit dhe fatkeqësisë që ka ndodhur në Termocentralin “Kosova A”.

Ish-kryesuesi i komisionit hetimor parlamentar lidhur me çështjen e tarifave dhe faturave, Muhamet Mustafa, thotë se kjo ngritje ka mundur të shmanget. E derisa ky komision pati rekomanduar ndryshimin e sistemit tarifor, një gjë e tillë sipas tij nuk ka ndodhur pasi, sipas ZRRE-së, anëtarët e Bordit nuk kanë arritur pajtueshmëri për ndryshimin e strukturës tarifore për këtë vit.

“Natyrisht se ne e kemi marrë me befasi mos ndryshimin e tarifave, edhe pse kjo është një situatë shumë e ndërlikuar dhe ndoshta kërkon edhe ma shumë analiza dhe këtu po shihet se s’ka pas një pajtueshmëri në ZRRE”, tha Mustafa.

Fundamenti

Mustafa shtoi se propozimi për shtrenjtimi i rrymës në Kosovës është një anamoli për tërë sektorin e energjisë.

Sipas Mustafës, shtrenjtimi i rrymës për 10 për qind do ta godas qytetarin jo vetëm në faturat e rrymës por edhe në produktet tjera ushqimore dhe gjëra të tjera.

Ndryshe, këtë vendim e ka marrë Zyra e Rregullatorit për Energji, ku sipas njoftimit, tarifat me pakicë do të rriten për të gjitha nivelet e ndryshme të tarifave dhe për të gjithë konsumatorët e rregullt.