FIDANISHTJA

Shtrenjtimi i energjisë elektrike, Murati: Kjo nuk është një politikë e drejtë, e as e majtë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka kritkuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtrenjtimin e rrymës në vend. Ai ka thënë se ky vendim jo vetëm që nuk është politikë e drejtë por është një diskriminim i hapur për një shtresë që qeveria e konsideron të dobët në revoltë.

Murati ka bërë edhe një shpjegim ekonomik për ketë temë.
Këtu keni statusin e tij të plotë:“Taksë progresive për të pasurit – jo, shtrenjtim të rrymës për shtresën e mesme!Ky shtrenjtimi i energjisë elektrike për një pjesë të popullsisë (që shpenzon më shumë se 600KËh) po i përngjan instrumentit të taksës progresive për ata që fitojnë më shumë kanë tatime më të larta. Veç në rastin e fundit, jashtë debatit ideologjik dhe ndikimit në zhvillimin ekonomik e shpërndarjen më të barabartë të fitimit, për një gjë të gjithë pajtohen, ata që tatohen me tatimin progresiv vërtet janë më të pasur.

ARKATANA

Në rastin tonë, kjo nuk është e vërtetë, sepse ata që harxhojnë më shumë se 600 KËh, nuk e bëjnë këtë ngaqë janë më të pasur dhe rrjedhimisht harxhojnë energji elektrike se bëjnë jetë luksi, por ngase shumica e tyre, që i takojnë kryesisht shtresës së mesme (të brishtë në kontekstin kosovar), nuk kanë mundësi tjetër (ta zëmë nuk e kanë pasur fatin në Prishtinë të kyçen në sistemin e ngrohjes qendrore ende). Dhe nëse vërtet ka qenë e domosdoshme ngritja e çmimit të energjisë elektrike në planin afatshkurtër për shkak të mungesës së saj në tregun botëror, shpërndarja e kësaj barre në më shumë qytetarë por edhe biznese ka qenë më e drejtë. Por si duket qeveria e ka zgjedhur rrugën më të lehtë (gjithmonë duke e vështruar edhe këtë problematikë me një sy elektoral) dhe të ngarkojë më shumë një pjesë të popullsisë (deri në 30%) e jo të gjithë duke llogaritur në një reagim më të vogël në këtë rast. Por kjo jo vetëm që nuk është një politikë e drejtë (e as e majtë), por një diskriminim i hapur i një shtrese që qeveria llogaritë se edhe reagimin mund ta ketë më të dobët”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij në Facebook.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.